8 Marsi, Klosi: Duhet reforma në
drejtësi për të ulur dhunën në familje

8 Marsi, Klosi: Duhet reforma në<br />drejtësi për të ulur dhunën në familje
Në ditën e gruas, 8 Mars, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte në një nga fabrikat e reja të prodhimit, ku janë punësuar rreth 200 gra, një pjesë e të cilave ish gra të dhunuara.
 
Bashkë me anëtaret e Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, që zhvilloi mbledhjen në këtë ambient, ministri Klosi iu shpërndau lule në vendin e punës, të gjitha grave, me mesazhin bashkëngjitur të fushatës kundër dhunës këtë vit, “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë” .
 
Kam zgjedhur për ta festuar këtu me ju 8 Marsin. Ne si ministri kemi në thelb të drejtat dhe respektin dhe mundësitë. Ne kemi zgjedhur që të ishim këtu mes atyre grave që kanë zgjedhur që me punë të denjë të bëjnë një jetë të denjë. Projekte qeveritare për të mbështetur punësimin e sa më shumë grave” deklaroi ai. 

Në bashkëbisedim me të punësuarat në këtë fabrikë, ministri Klosi deklaroi se fuqizimi ekonomik i gruas është prioriteti I këtij viti, ku një nga programet e nxitjes së punësimit shkon pikërisht për kategoritë e grave që kanë vështirë hyrjen në tregun e punës.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar