8 marsi, Meta: Sfidat janë
më të lehta kur fuqizohen gratë 

8 marsi, Meta: Sfidat janë<br />më të lehta kur fuqizohen gratë 
Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në zyrën e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.
 
Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive,  Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human e luftarak të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen por edhe për të ardhmen europiane të vendit.
 
Kryetari i LSI-së theksoi se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë.
 
“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Gëzuar 8 marsin!”,
- u shpreh  Meta në këtë ditë feste.
 
Kështu nisi dita e 8 marsit për zonjat e LSI-së. Tashmë ato janë në të gjithë Shqipërinë për t’iu dhënë mbështetjen çdo gruaje, nëne, vajze, në çdo cep të vendit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)