8 Marsi/ Transporti publik falas për çdo grua dhe vajzë

8 Marsi/ Transporti publik falas për çdo grua dhe vajzë

Sot në ditën ndërkombëtare të gruas, urbanet në qytetin e Tiranës kanë ofruar transport falas për pasagjeret femra. Për të tretin vit radhazi të gjitha vajzat dhe gratë që udhëtojnë me autobusët e transportit publik në kryeqytet janë përballur me një surprizë të bukur.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me operatorët e transportit publik në Tiranë zgjodhi që me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të ofrojë udhëtim falas për të gjitha nënat dhe vajzat, një gjest modest mirënjohjeje për ato që mbajnë shoqërinë në këmbë. Kështu çdo femër që ka hipur sot në urbanin e linjave të Tiranës, brenda për brenda kryeqytetit, ka udhëtuar falas, pa paguar biletë.

Po ashtu në kuadër të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarr edhe nismën “1 pemë për nënën” nëpërmjet së cilës ka ftuar të gjithë djemtë dhe burrat e Tiranës që për dhuratë për nënat dhe të dashurat e tyre të mbjellin një pemë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë