8 mijë euro qira në 'Air Albania' për 11 dhjetorin, Shehu në Report Tv: E paguajnë vullnetarët! Basha humbi shansin për të thirrur Kuvendin dhe një përgjigje për Gazment Bardhin

TIRANË- 8 mijë euro qira në 'Air Albania' ditën e shtunë për Kuvendin e 11 dhjetorit, do e paguajnë vullnetarët. Se cilët janë këta "zemërbardhë", nuk dihet, e megjithatë deputeti demokrat Tritan Shehu, edhe pse s'merret drejtpërdrejtë me anën administrative,  theksoi se 'Foltorja' e Sali Berishës financohet "nga dëshira e njerëzve për ndryshim". 

"Nuk merrem me anën administrative është vullnetarizmi i njerëzve, është dëshira e njerëzve për ndryshim, vullnetarizëm që ka vënë në zbatim këtë motor të fuqishëm që në 11 dhjetor do të zyrtarizohet dhe do të përmbysë regjimit", tha Shehu.

Në një intervistë në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu ka komentuar me ironi Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha. Për Shehun, ky i fundit humbi çdo shans për të thirrur delegatët për krizën brenda në Partinë Demokratike.

"Pse ka Kuvend në datën 18? Ka një rregull statutor, Basha kishte të drejtë ta thërriste para se të mblidheshin firmat, i takon lidershipit për krizën e thellë, nuk u bë kjo gjë, në momentin që u mblodhën firmat, nuk ka asnjë Kuvend tjetër pas 11 dhjetori, prevalon thirrja e Kuvendit të datës 11 se është thirrur nga masa dhe është koha kohore, që kur u mblodhën firmat nuk ka asnjë iniciativë tjetër", tha Shehu.

Ai përjashton mundësinë që ky Kuvend të sjellë përçarjen e PD-së, përkundrazi. Shehu e ka cilësuar si një Kuvend të bashkimit, e ndërsa tregon me detaje se çdo të ndodhë në 11 dhjetor,

"Nuk është Kuvend përçarje kur ka mbështetjen e anëtarësisë së PD, ka shumicën dhe është Kuvend i bashkimi. PD të ngihen, që të debatojnë, po e nxjerr PD nga pagjumësia, përgatitjet po shkojnë drejt Kongresit, e do të mbyllet me vendime shumë të rëndësishme me funksionim e brendshme të PD, me aleanca që do krijohen dhe lidershipin e PD për periudhën e ardhshme, me demokraticizimin dhe pranonim e diversitetit të PD, me forcimin e rolit të bazën, përdorimin e shpeshtë të referendume, dhe shumë elemente të tjera politikë ", u shpreh deputeti.

Një përgjigje ka pasur edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili disa ditë më për paralajmëroi ndjekje penale për 'Foltoren' që po përdor simbolet e partisë.

"Bardhi le të bëjë kallëzim penal për ata që kanë firmosur për atë Kuvend, i bije të bëjë nja 5500 kallëzime penale, le ti bëjë nëse sigla e PD është pronë e tij, simbolet janë pronë e anëtarësisë së PD, janë pronë e masës, pronë e atyre që kanë themeluar PD, e mijëra demokratëve, e një hapësire të gjerë, s'janë pronë e 2 njerëzve, askush nuk duhet ta çojë në mendje këtë gjë, është gjëja më e gabuar", përfundoi Shehu në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gora: 09/12/2021 05:31

    cfare vullentare mo idjote ata nuke ju japin nje Lek prinderve ,yy krrimbate e kombit vrases hajdute

    Përgjigju
  • Yp Xhixhi: 08/12/2021 23:10

    Ajo nuk do mend qe prapa cdo trazire ne Shqiperi qendron ambasada ruse. Habitem per cfare na duhen marredhenier me Rusine kur kemi NATON BE dhe SHBA. Bravoo Kosova qe e shpalli non grata misionin rus ne Prishtine te njejten gje duhet te bejme edhe ne me ambasaden ruse ne Tirane se po u shpall ajo non grata u bien pendet edhe kelysheve pro ruse ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Grupi: 08/12/2021 22:06

    Ka ligj dhe duhet te deklarohen se nga vijne keto financime o figure e koruptuar dhe e diskretituar.

    Përgjigju
  • O Tritan: 08/12/2021 21:06

    A do sjelln presh nga Lushnja ?

    Përgjigju
  • Xhixhi: 08/12/2021 20:55

    Vullnetaret e sat eme. Ato jane para te Rusise ose parate e vjedhura nga Saliu

    Përgjigju
    • Taku: 09/12/2021 03:33

      He me te lumte. Dhe te mos fuse duart nga leket tona legeni. Se qysh i kemi per Toma,Luca Beqaj dhe sheik Ramen.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur