Humbjet teknike dhe joteknike në rrjet në sektorin energjetik janë mbi 1 milionë e 300 mijë megavat/orë, referuar statistikat të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë për 8 mujorin e këtij viti. Të ndara këto humbje janë: Humbje teknike në tensionin e lartë 107 mijë mwh; Humbje teknike në zona 815 mijë mwh; Humbje joteknike në zona 469 mijë mwh. Nëse shifrën totale të humbjeve e përkthejmë në kilovat orë sikurse bëhet edhe faturimi dhe e shumëzojmë me vlerën finale me të cilën shitet sot energjia tek konsuamtori final, pra 9.5 lekë për kwh, atëherë vlera e humbjeve në total deri në Gusht ishte 130 milionë dollarë.