Pas 8 orësh në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës në dalje dha një deklaratë për mediet duke vlerësuar pas këtij takimi së pari investimin në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa theksoi se shkoi si bashkëpunëtor i drejtësisë, Veliaj tha se gjatë 8 orëve patën një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për të cilën dorëzoi dhe informacione të reja.
“Pak këtij takimi ma ka rritur bindjen që është bërë një investim për së mbari në Shqipëri, është krijuar një institucion serioz. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë, të disiplinuar. Unë them e vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, ishte këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish bashkia dhe sesi ky proces ishte një gjë komplet tjetër e pa kërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe s'kishin lidhje me IFC dhe besoj kjo u sqaruan. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka sjellë dhe disa prova të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Do jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Unë i pari nddihem i lehtësuar që pata mundësinë më në fund të them dhe fjalën time. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar... Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Duke qenë se unë respektoj ata që më kanë zgjedhur dhe në këtë orë ka filluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak.”
Lajmi kryesor:
Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22