PRISHTINË - Sot pasdite, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, janë varrosur tetë të vrarët në ngjarjet dhe konfrontimet e 9 dhe 10 majit, në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kështu u zhvillua ceremonia e varrimit të Xhafer Zymberit, Mirsad Ndrecajt, Valon Kabashit, Tugaj Gashit, Samid Kastriotit, Hysen Rushitit, Fatlum Vishesellës dhe Arben Rexhajt.
Në përcjelljen e kosovarëve të vrarë në Kumanovë për në banesën e fundit, të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, morën pjesë disa mijëra qytetarë, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe ushtarë të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues e deputetë të
partive politike të Kosovës.
Më herët, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë ishin bërë homazhet pranë arkivoleve të tetë të vrarëve në Kumanovë, si dhe tubim nderi ndaj tyre.
Ditë më parë, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit është varrosur Beg Rizaj.
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Kosovës, zyrtarisht nuk i kanë përkrahur kosovarët që luftuan në Kumanovë, por kanë kërkuar hetime të detajuara të ngjarjes tragjike.
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com