8 në pranga për dhunën në protestën e opozitës, Policia: Organizatorët të distancohen nga personat me precedentë

8 në pranga për dhunën në protestën e opozitës, Policia:  Organizatorët të distancohen nga personat me precedentë

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit dhe 9 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit

Policia e shtetit njofton zyrtarisht se gjatë  pjesëmarrësit kanë kundërshtua, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishekzjarrë etj.) punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë.

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe   “Prishja e qetësisë publike":

Mes të arrestuarve ka persona me precedentë të mëparshëm penalë, kryesisht për vjedhje.

Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9  shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale policia thotë se janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska,  pjesë metalike, flakadanë, etj.

Në një njoftim zyrtar të policisë, thuhet se "vazhdon puna për  identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të përfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protestës së ditës së sotme", ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Policia e Shtetit i bën edhe një thirrje organizatorëve të protestave:

Të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e institucioneve shtetërore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji

Policia e Shtetit 

"Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve,  si dhe të mbrojtjes së  institucioneve  të rëndësisë së veçantë", përfundon njoftimi.

Të arrestuarit

- N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

- A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

- E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

- L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

- A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

- M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

- L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

- E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 06/03/2019 08:49

    Po tani! Kush po proteston!Kush po organizon!Hajdutet apo kriminelet.populli jo se jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani