Opozita mbyll mes tensionesh protestën e katërt, Basha: Më 16 mars 'përcjellim' Ramën (VIDEO)

Përreth tre orë, opozita e bashkuar shqiptare protestoi këtë të martë kundër qeverisë Rama, duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit dhe njëjtë si edhe në tubimet e tjera, një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nisi me fjalime të kandidatëve që nuk pranuan mandatet, dhe më tej me fjalë të ish-deputetëve, ndërsa brenda kuvendit u mbajt seancë plenare, ku ndër të tjera u betuan edhe 4 deputetët e rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kandidatë në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, që pranuan mandatin pas dorëheqjes së opozitës. Fjalimi përmbyllës i kryedemokratit Lulzim Basha në podiumin para Parlamentit të rrethuar nga forca të shumta policore, ndryshoi rrjedhën e protestës.

I bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve ta ndjekin në një marshim drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aty ku udhëheqësit politikë, dorëzuan në bllok dorëheqjet e kandidatëve në listat vijuese. Më tej, në marshimin kthyes drejt selisë së Partisë Demokratike, Basha mbajti edhe fjalimin që përmbylli protestën ku ftoi qytetarët që më 16 mars në protestën para godinës së kryeministrisë "të përcjellin Ramën".

Tubimi nuk u karakterizua nga dhuna, pati vetëm disa situata tensioni me protestues që vazhdimisht hodhën tymuese, kapsollë dhe pankarta në drejtim të kordonit me forca policie përballë Parlamentit. Rreth 1.600 efektivë garantuan mbarëvatjen e protestës.  Nuk pati asnjë tentativë të protestuesve për të carë kordonin e policisë, ndaj nuk u hodh në asnjë rast gazi lotsjellës si në tubimet e shkuara, që kanë përshkallëzuar në dhunë.

Të gjitha hyrjet në pedonalen që të çon tek Kuvendi u bllokuan me kordonë hekuri dhe forca policie, për të siguruar kalimin pa incidente të deputetëve. Kryeministri Rama hyri me eskortë përmes pedonales, ndërsa shumë deputetë e ministra të tjerë, kaluan në këmbë, pa shënuar incidente.

Në protestë mbajti fjalë edhe djali i deputetit të vrarë, Azem Hajdari, ndërsa motra e tij deputete, Rudina Hajdari, deri më tani ka dalë kundër vendimit të PD-së, dhe nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke ju bashkuar kolegëve, Myslim Murrizi po nga PD, dhe Lefter Koka i LSI, që nuk dogjën mandatin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Kryemadhi: Jam doktoreshë shkencash kimike, jo juridike

Pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, Monika Kryemadhi është shprehur se opozita i ka bërë të gjitha veprimet institucionale dhe akuzoi maxhorancën se ka shkelur rregulloren e parlamentit dhe kushtetutën me të dyja këmbët. Ajo theksoi se deputetët e opozitës i kanë dorëzuar të gjitha amendamentet dhe projekligjet. Kryemadhi shtoi se nuk mund ta shpjegojë më hollësishëm këtë cështje pasi kjo do të shpjegohet nga konstitutocionalistët pasi ajo është doktoreshë shkencash kimike dhe jo juridike.

“Opozita i ka bërë të gjitha veprimet e saj. Nuk po iu rendis të gjitha veprimet institucionale, me propozimet, me amendimet, me kalimet e projektligjeve, me tryezat dhe nuk po rri t’ju përmend të gjithë shkeljet e rregullores së parlamentit apo dhe të kushtetutës me të dyja këmbët nga maxhoranca. Ndërkohë nga ana tjetër mund t’ju bëj me dije, unë nuk quhem juriste, nuk jam doktoreshë në shkencat juridike jam në doktoreshë në shkencat kimike dhe ekonomike por ajo që dua të them është mund t’ju drejtoheni shumë konstitucionalistëve", deklaroi Kryeamdhi.

Kujtojmë se Kryemadhi u përfol para disa kohësh për plagjiiaturë, ndërkohë që vetë ajo nuk bëri asnjë deklaratë lidhur me këto akuza.

Ora 14:45
Kryemadhi: Në verë kemi zgjedhje të parakohshme, po përgatitemi për fushatën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli pas takimit me kryedemokratin Basha ku njoftoi se LSI po përgatitet për zgjedhje të parakoshme. Ajo tha se Parlamenti eshte nje institucion i bllokuar dhe nuk eshte me legjitim pasi nuk ka  140 deputete.

"Parlamenti duhet të ketë 140 deputetë. Dosja 339 është një dosje e hapur ne SHBA, dhe dosja 184 është fshehur. Ka dhe shumjë probleme ligjore që kanë të bëjnë më krimin e organizuar. Duhet zgjidhur urgjent cështja e djegieve të mandateve tona. Parlamenti nuk mund të jetë legjitim, ndaj kemi një institucion të bllokuar i cili nuk funksionon normalisht. Sot qeveria shqiptare bën qoka për grupe të caktuar interesi, nuk ka rritje rrogash, vende pune. Nuk ka më dialog por vetëm zgjedhje të reja. Kanë filluar të hapen zyra elektorale. Vera do të fillojë zgjedhje parlamentare. Njerëzit kanë një urrejtje ndaj kapjes së shtetit, pasi kjo ka varfëruar popullin", deklaroi Kryemadhi.

Ora 14:08
Pas protestës, Kryemadhi dhe Basha bëjnë bilancin në selinë blu

Pas mbylljes së protestës së opozitës, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e PD-së.

Kryemadhi dhe Vasili janë fotografuar teksa kanë mbërritur në selinë blu ku pritet të takohen me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, lidhur me protestën e zhvilluar ditën e sotme dhe itinerarin e protestave të ardhshme të cilat u artikuluan sot në fjalimet e dy liderëve opozitarë.

Ora 13:23
Flakë dhe kapsolla/ Pritet procedim i organizatorëve për protestën para parlamentit

Ekspertët e kriminalistikës pas përfundimit të protestës së opozitës para parlamentit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. Protestuesit hodhën kapsolla dhe sende të forta në drejtim të kordonit të policisë dhe dogjën goma. Protesta e sotme ishte pa leje, ndërsa pritet që të procedohen organizatorët.

Ekspertët e kriminalistikës para parlamentit
Ora 13:22
Basha 'zë mend', pajton tenor për të kënduar himnin që përmbyll protestën (VIDEO)

Ashtu si protestat e mëparshme edhe protesta e sotme është përmbyllur me himnin kombëtar. Por nëse në protestat e mëparshme himnin e kishte kënduar vetë kryedemokrati, sot PD ka pajtuar një tenor. Tenori ka kënduar njëzëri me protestuesit himnin që mbylli protestën.

Kujtojmë se më herët, Lulzim Basha ka kënduar duke stonuar himnin e flamurit dhe "Ejani mblidhuni këtu".

Ora 13:09
Mbyllet protesta, Basha: Në 16 mars ejani ta përcjellim Ramën

Pas protestës para parlamentit, Basha ka mbyllur protestën me një fjalim në oborrin e selisë blu. Basha tha se protesta e radhës është në datë 16 mars para Kryeministrisë, sikur tha ai për të përcjellë Edi Ramën përfundimisht. "Mirësevini në shtëpinë e lirisë. Sot në të katërtën protestë radhazi populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të asgjësimit të asamblesë së krimit dhe nxjerrjen lakuriq para popullit si kazani i plehrave. Dita e sotme ka një rëndësi, ka meritën për ndezjen e shpresës për cdo shqiptar.

Shumë prej jush prej më shumë se gjashtë orësh në protestë dhe nuk iu shkohet në shtëpi apo jo? Sot e kemi cuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetëm ku do të kalojë e ardhmja e cdo shqiptari, zgjidhja e vetme është largimi i Ramës. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë së kësaj beteje që do të vijojë me bashkimin më të madh. Edhe miqtë e tij më të ngushtë e dinë fare mirë të vërtetën që ju keni bucitur sot, Rama ka mbaruar. Sado të përpiqet ta zgjasë agoninë, më shumë do i shtohet makthi.

Ndaj u bëj një thirrje të gjithëve; të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar të hapjes së portave të europës, të zgjedhjeve të parakohshme pa Ramën kryeministër. Me 16 mars në protestën vendimtare për ta përcjellë Ramën, për të cliruar Shqipërinë, madje për të cliruar edhe Partinë Socialiste. Falenderoj ata burra e gra që dorëzuan mandatet vijuese. Gati për uraganin e pamposhtur në 16 mars" përfundoi fjalën Basha.

Ora 13:08
Kryemadhi: Parlamenti, ilegjitim nëse nuk ka 140 deputetë

E ndërsa të gjithë konstitucionalistët kanë deklaruar se parlamenti mund të vijojë punën deri ditën që do të ketë 71 mandate, për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi është ilegjitim, pasi duhet të ketë 140 deputetë. "Parlamenti është ilegjitim, parlamenti shqiptar duhet të ketë 140 deputetë të betuar, Ramës i bie të blejë 62 deputetë, bëjeni vet shumëzimin se sa para..." tha Kryemadhi për Report Tv.

Ora 13:04
Berisha: Unë jam gjithmonë në formë, Rama shkoi por italianët nuk i mashton dot

Gjatë marshimit të simpatizantëve të PD-së drejt KQZ, ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat duke iu drejtuar Edi Ramës se nuk i mashtron dot italianët ashtu sic bën me shqiptarët. Berisha tha se PD po tenton t'i rikthejë lirinë shqiptarëve.

Rama shkoi, po italianët nuk i mashtron dot. Ne po tentojmë t’i kthejmë lirinë shqiptarëve. Revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve. Ne po tentojmë t'u kthejmë lirinë shqiptarëve dhe rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet se ku përfundon, është e tmerrshme për të”- tha Berisha.

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se pse është aq në formë sot dhe a ka lidhje kjo me faktin se në protestë nuk u përdor gaz lotsjellës, Berisha iu përgjigj me humor duke thënë se ai gjithmonë është në formë, edhe kur ka gaz edhe kur nuk ka gaz.

Ora 12:48
Demokratët drejt selisë për mbylljen e protestës, Basha: Në 16 mars para Kryeministrisë (VIDEO)

Kandidatët për deputetë në listat e PD-së pas firmosjes në KQZ ku nuk pranojnë që të marrin mandatin janë nisur drejt selisë së PD-së bashkë me protestuesit e tjerë ku Basha do të bëjë mbylljen e protestës. Rrugës për në selinë e PD-së Basha tha se "Në datë 16 është tubimi i popullit para Kryeministrisë. Sa i takon axhendës opozitare sot përfundoi këtu protesta.  Jeni dëshmitar të disa provokatorëve në radhët e policisë. Edi Rama e ka frikë popullin dhe ka të drejtë, që e ka frikë, pasi duhet ti japë zgjidhje politike krizës" tha Basha.

Ora 12:46
Pas Vorës, edhe bashkia e Delvinës dhe Matit braktis detyrën për protestën

PD dhe LSI zhvilluan protestën para sallës së Kuvendit, teksa po mbahej seanca plenare. Ndërkohë që në protestë përveç punonjësve të bashkisë së Vorës që drejtohet nga PD-ja, ishin edhe ata nga Delvina, Burreli, Kamza dhe Kavaja, që drejtohen nga të zgjedhurit e opozitës Në bashkinë e Delvinës dhe Matit nuk ka asnjë punonjës dhe nuk ofrohet asnjë shërbim për qytetarët edhe pse është ditë e martë.

Dera e bashkise e mbyllur
Ora 12:46
Protestuesit mbërrijnë tek KQZ, lejohen të futen brenda vetëm ish-deputetët

Lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi , dhe liderët kryesorë të partive aleate, shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi janë lejuar të futen brenda ambienteve të KQZ-së, ku kanë takuar kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri.

Të gjithë protestuesit që ndoqën opozitën në marshimin nga parlamenti ku u mbajt përreth tre orë protesta, nuk u lejuan të kalojnë kordonin e policisë.

Brenda KQZ-së, opozita dorëzoi dorëheqjet e kandidatëve në listat pasuese të PD dhe LSI-së.

 

Ora 12:28
Kryemadhi policëve: Mos i njollsni duart me gjak, shqiptarët nuk i tremb as plumbi

Kryemadhi iu drejtua policëve të pranishëm në protstën e opozitës  për ruajtjen e sigurisë, që të mos njollosin duart me gjakun e qytetarëve. Ajo dënoi tha se qytetarët nuk tremben nga gazi losjellës dhe as nga plumbat.

"Një thirrje për policët e dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijet tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve e kameranëve, që janë njerëz që paraqesin të verteten është i gabuar.Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për ti’ ndaluar qytetarët, sic nuk i ndaluar në 97, sepse e drejta është me ne me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, u shpreh Kryemadhi

Ora 12:26
'Tik tak, populli po buçet'/ Basha: Koha e Ramës mbaroi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori fjalën nga protesta para Kuvendit duke deklaruar se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet. 'Tik tak, tik tak, tik tak. Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e cdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran 'Rama ik'.

Ora 12:25
Basha si Kryemadhi, i quan tradhtarë kandidatët që pranuan mandatin: Zoti ju mëshiroftë

I ka quajtur tradhtarë kandidatët në listat e PD-së që kanë pranuar deri më tani mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së opozitës së bashkuar. Nga protesta para Parlamentit, Basha kërkoi mëshirën e Zotit për ta, pasi siç ai u shpreh, tashmë nuk kanë më fytyrë për t'i dalë shqiptarëve para.

"Tradhtarët që kurrë nuk do t'i falë historia. Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre, se fytyrë ata nuk kanë më para shqiptarëve"

Lulzim Basha

Edhe dje Monika Kryemadhi i quajti tradhtarë kandidatët nga partia e saj që pranuan mandatet.

Para mbështetësve të opozitës në protestë, lideri demokrat tha se vendimi për të djegur mandatet erdhi në përgjigje të një kërkese të heshtur qytetare.

"Për muaj edhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me ndrojtje e herë me mllef, herë me mirëkuptim, herë me pikëpyetje, kur do t'i digjni mandatet. Zëri juaj është dëgjuar, 10 ditë më parë opozita ju përgjigj. Dhe unë kam sot nderin që në emrin e popullit sovran, të shpreh mirënjohje dhe të falenderoj ata qindra patriotë, kandidatë të listës vijuese që djegin sot mandatet e tyre para popullit sovran. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave, për Shqipërinë europiane", u shpreh lideri i opozitës joparlamentare.

Kryedemokrati Basha tha se Shqipëria nuk do të mund të integrohet në BE, nëse Rama është në pushtet.

 "Nuk ka Europë me qeverinë e krimit, nuk ka integrim me korrupsionin në nivelet më të larta. Nuk hapen dyert e Evropës, për kryehajdutin Edi Rama. Maduro i Ballkkanit nuk e hap dot derën e Evropës, por ne do hapim derën e drejtësisë për të dhe bandën e tij hajdute. Nuk ka horr e hajdut t'na ndalë në këtë rrugë. Edhe më i fortë edhe më i vendosur se kurrë më parë do të marrë në dorë fatin e tij. dhe do t'i tregojë botës mbarë se hajduti që sot ja mbathi (për Ramën që u largua në Itali pas seancës), nuk është zot në shtëpinë tonë, madje nuk është zot as në shtëpinë e tij", tha Basha.

Foli për një regjim ushtarak, duke ju referuar masave të policisë për mbarëvajtjen e protestës, dhe tha se kjo shënon edhe shenjën e parë të fitores qytetare.

"Regjim i jashtëzakonshëm ushtarak, është shenja e këputjes dhe shembjes totale të sistemit kriminal të Edi Ramës, dhe është trofeja e parë e qytetarëve të bashkuar. ", përfundoi kryedemokrati.

Menjëherë pas këtij fjalimi, Basha ka tërhequr protestuesit drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aty ku tha se do të dorëzojnë në bllok dorëheqjet, kandidatët e PD-së në listat vijuese, për të refuzuar mandatet.

Ora 12:20
Kryemadhi nga protesta: Do jemi këtu sa herë të mblidhen shushunjat

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë akuza ndaj qeverisë Rama për gjendjen ekonomike të vendit. Ajo bëri thirrje se opozita do të mblidhet përpara parlamentit sa herë që të ketë senacë plenare.

"Mostra të krimit të organizuar. Ata mendojnë se ne do të lodhemi. Ne do të jemi këtu sa herë shushunjat të mblidhen. Sot dua t'iu them diccka. Rama ka dështuar me politikat e tij dhe me vendet e reja të punës, tek taksat e larta, me policinë. Nuk ka bërë kurrë vaki ajo që ka ndodhur me protestat e opozitës. Ose je kriminel dhe vrasës ose je i ccmendur. Ky njeri nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët. ne na dhimbset Edi Rama dhe familjarët e tij. Ne nuk do të lejojmë që t'i varfërojë shqiptarët që t'i detyrojë të largohen nga vendi. DH albania vodhi 18 milion euro. Dua të dëgjojë Prokuorinë shqiptare. Cfarë po bën Prokuroria me Damian Gjiknuri me paratë që ka vjedhur nga shqiptarët. Po me dosjen 339 që nuk frikëson vetëm Ramën por edhe dikë tjetër që hyn në paralment nga votat e drogës dhe dikë tjetër që merr peng shtetin dhe Prokurorinë. Pse frikësohen nga dosja 184?  Të përdoresh të gjithë institucionet, mos mendo se je më i fortë se populli. Ai i ka hipur avionit dhe ka ikur dhe po lë shërbëtorët që të përballen me qytetarët. Po ju bëj thirrje, ne do të jemi cdo senacë,do të vijmë cdo seancë, kudo ku të shkojnë ata", deklaroi Kryemadhi

Ora 12:12
Protesta para parlamentit/ Bllokohen dy makina me shkopinj dhe kapsolla

Policia ka ndaluar në afërsi të gjykatës një furgon me shkopinj, kapsolla dhe shashka pa dokumentacionin e duhur. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia. Ndërkohë që gjithashtu është bllokuar edhe një tjetër makinë me shkopinj, pankarta dhe kapsolla pranë drejtorisë së policisë së Tiranës, por edhe një qese me kapsolla pranë ish-selisë së Partisë Demokratike.

Ora 12:06
Tensione në protestë/ Tymuese, kapsolla, e pankarta drejt policisë...I vihet flaka gomave (VIDEO-FOTO )

Megjithëse nuk ka pasur konfrontime dhe dhunë, protestuesit në tubimin e opozitës kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit. Disa të tjerë kanë hedhur edhe pankartat kundër qeverisë, në drejtim të kordonit të policisë, para Parlamentit.  “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre. 

 Protestuesit në tubimin e opozitës, i kanë vënë flakën dy gomave, duke krijuar një situatë tensionuese para Parlamentit. Një situatë e krijuar ndërsa ish-deputetët e opozitës mbajnë fjalime në një podium ngritur para Kuvendit, teksa brenda sallës mbahet seancë plenare.

 

Me hedhjen e tymueseve, kapsolleve dhe shashkave, efektivet e policise nisen te vendosin maskat kundragaz.

Fotot nga Antonio Çakshiri / Shqiptarja.com

Ora 12:03
Salianji: Rama të ikë, Tabaku: Bashkë do ta rrëzojmë parlamentin

Ish deputetë e opozitës po vijojnë fjalimet përpara protestuesve duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Rama. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se rruga e vetme që në vend të ketë kushte më të mira është largimi i Ramës.

"Rama duhet të largohet që të kemi shëndëtësi për të gjithë. Sa prej jush kanë marrë legalizime falas. Secili prej nesh ka qenë në atë sallë duke u përpjekur që të përçojë zërin e qytetetarëve. Jemi të vetëdikshëm se kemi një mundësi historike për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa", tha Salianji.

Ndërsa Jorida Tabaku ka deklaruar se është krenare për djegien e mandatit sepse brenda kuvendit nuk ka më njerëz të ndershëm.

"Sot unë jam krenare që nuk jam në Kuvend por jam këtu me ju. Në atë parlament nuk ka më njerëz të ndershëm. Aty nuk përfaqësoheni as ne as ju. Ata kanë kapur të ardhmen e Shqipërisë dhe nuk po na lënë të ecim. Të nisim rrugëtimin më të madh drejt një procesi që nuk e ka parë kurrë asnjë vend tjetër. Nuk do jetë e largët dita kur bashkë do ta rrëzojmë atë parlament. Partia Demokratike ka planin më të mirë ekonomik. Me heqjen e Ramës rritet biznesi, fiton biznesi dhe e gjithë Shqipëria" u shpreh Tabaku.

Ora 11:49
Vora i vë kyçin bashkisë, administrata në protestë

Bashkia e Vorës ka mbyllur dyert ditën e sotme, pasi administrata i është bashkuar protestës së opozitës para Kuvendit kundër qeverisë Rama.

Denoncimi është bërë nga deputeti socialist  Sadi Vorpsi, i cili shkruan se ky është modeli i qeverisjes së kësaj opozite.

“Modeli qeverisës i opozitës…Sot në Bashkinë e Vorës, asnjë shërbim për qytetarët. E gjithë administrata në protestë…”, shkruan Vorpsi. Bashkia e Vorës drejtohet nga Fiqiri Ismaili i zgjedhur nga PD-ja.


Bashkia e Vores e mbyllur
Ora 11:37
Mediu: Të çohemi cdo ditë, Shqipëria ka burra për të drejtuar këtë vend

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi nga qytetarët që të çohen cdo ditë deri në largimin e Ramës nga pushteti. "Berisha e bëri Shqipërinë vend anëtarë të NATO-s. Kjo qeveri ka ndërtuar një mur të fëlliqur ndërmjet qeverisë dhe shqiptarëve. Kjo qeveri ka shitur interesat tuaja dhe kombëtare, është koha për një reagim të fortë qytetar. Ne duhet të çohemi. Nëse duam ti shohim fëmijët tanë në sy, t'u japim mundësi për të ardhmen ne duhet të çohemi cdo ditë deri kur të rrëzojmë këtë regjim. Shqipëria ka burra të ndershëm që duan të drejtojnë këtë vend. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në emër të shpresës dhe të besimit të ngrihemi për të drejtuar Shqipërinë europiane" tha ai.

Ora 11:36
Berisha mes turmës së protestuesve, larg fjalimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në mesin e protestuesve, në tubimin e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë.

Ashtu si edhe në protestat e tjera, Berisha ka qëndruar larg fjalimeve. Ndërsa në një podium para Kuvendit, mbajtën fjalë kandidatë që nuk pranuan mandatin e deputetit duke thënë se parlamenti është legjitim.

Në protestë, mbajtën fjalën edhe ish-deputetë të opozitës që i dogjën mandatet për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ora 11:30
Motra nuk dogji mandatin, djali i Azem Hajdarit në protestën e opozitës (VIDEO)

Kiri Hajdari, djali i ish-deputetit Azem Hajdari, i është bashkuar protestës së opozitës jo parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë.

Është gjendur në mes të mbështetësve të opozitës, ndërsa motra e tij, Rudina Hajdari, deri më tani ka dalë kundër vendimit të opozitës, dhe nuk e ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Gjatë fjalës së tij në protestë, Kiri Hajdari u shpreh: "Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!"

Rudina Hajdari,  ka dalë kundër vendimit të PD-së, dhe nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke ju bashkuar kolegëve, Myslim Murrizi po nga PD, dhe Lefter Koka i LSI, që nuk dogjën mandatin.

Ora 11:27
Një protestues shoqërohet me ambulancë për në spital (VIDEO)

Edhe pse nuk ka pasur përplasje, një protesues është ndjerë keq gjatë tubimit të opozitës që po mbahet përpara parlamentit. Ai është shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmën mjekësore.

Ora 11:05
PAMJET me dron nga protesta e opozitës para Parlamentit (VIDEO)

Këto janë pamjet me dron në protestën e opozitës para parlamentit të Shqipërisë. Qytetarë, mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, LSI-së, dhe forcave politike aleate, kanë rrethuar kuvendin, nën masa të rrepta policie.

Pamjet janë siguruar nga Report Tv dhe tregojnë shpërndarjen e protestuesve rreth Kuvendit.

Ora 11:05
U prek gjatë fjalimit, kandidatja për deputete ndihet keq (VIDEO)

Një nga kandidatet për deputete, e cila ka refuzuar të marrë mandatin është ndjerë keq pas fjalimit ku tregoi arsyet pse nuk e kishte pranuar mandatin. Gjatë fjalimit kandidates i është marrë zëri ndërkohë që më pas mësohet se ajo është ndjerë keq dhe ka marrë ndihmë nga protestuesit dhe ish-deputetët e opozitës. Në fjalën e saj ajo shpjegoi se nuk e ka pranuar mandatin sepse ai mandat nuk përfaqëson popullin.

Ora 10:58
Protesta e opozitës/ Maska 'artizanale' për t'u mbrojtur nga gazi lotsjellës (FOTO)

Protestuesit e opozitës kanë marrë masa për t'u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Një pjesë e tyre kanë blerë maska mbrojtëse ndërkohë që disa të tjerë kanë prerë disa bidona duke i përdorur për t'u mbrojtur nga gazi.

 

Ora 10:45
Erisa Xhixho nga protesta: Nuk mund të bëhesha bashkë me deputetët e blerë

Erisa Xhixho foli përpara protestuesve lidhur me procesin zgjedhor të vitit 2017. Ish-deputetja ne legjislacionin e shkuar, tashme kandidate ne listat e LSI-se ne zgjedhjet parlamentare te 2017es, tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes, pas doreheqjes se opozites. Ajo tha votat u blenë nga qeveria.

“Unë quhem Erisa Xhixho dhe jam një njeri i lirë sot në vendin tim dhe si një njeri i lirë kam zgjedhur të jem pjesë e këtij Parlamenti sepse ky është parlamenti i vërtetë i njerëzve të lirë dhe jo si ai atje një parlament ilegjitim, Parlament i votave të vjedhura, një parlament që ka prodhuar një qeveri të oligarkëve dhe një qeveri të bandave që absolutisht, ka sjellur një vuajtje çdo ditë të qytetarëve të mi sepse Edi Rama sot është vetëm ndërsa ne jemi shumë në këtë shesh dhe në të gjithë Shqipërinë. Sot taksat tona rriten çdo ditë e më shumë, ndërkohë të oligarkëve pakësohen. Këtu mbyllen bizneset, papunësia është në rritje dhe çdo gjë ka shkuar si mos më keq. Unë mendoj që ka vetëm një zgjidhje për njerëzit e lirisë: dhe ajo është që Rama të ikë.  Sepse ne do të ndërtojmë shtëpinë tonë në Shqipëri. Unë nuk do të largohem nga Shqipëria  në asnjë mënyrë dhe as ju. Unë do të ndërtoj të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi këtu në Shqipëri. Nuk do të lejoj që familja ime ashtu sikundër përjetoi largimin e motrës sime vite më parë të përjetojë largime të tjera. Prandaj jam këtu dhe do të jem këtu deri në ditën e fundit që ky kryeministër do të largohet njëherë e mirë. Unë isha në listat e LSI-së, shumë dinjitozë në Qarkun e Fierit. U përballëm me blerje votash, me një demotivim në masë të njerëzve të mirë që duan të merren me politikë. Dhe kjo ishte dhimbja më e madhe që përjetova, jo humbja. Sot na erdhi një mundësi që të djegim mandatet dhe të tregojmë me forcën e karakterit që jemi për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri që mendon për njerëzit. Sepse votat e LSI-së ishin një shans për të gjithë, janë vota gjaku dhe votat e mijëra të rinjve dhe grave. Ata nuk përfaqësojnë votat e LSI-së, ata përfaqësojnë votat e tradhtisë absolutisht.

Ta kenë të qartë që z.Rama mund të blejë me paratë e drogës dhe të bandave edhe deputetë sot, që nuk përfaqësojnë asgjë, mund të blejë dhe njerëz, por unë ka vendosur të jem një njeri I lirë sot bashkë me ju dhe liria ime nuk ka çmim sepse unë dua të ndërtoj të ardhmen time në vendin tim prandaj zgjedhja e vetme z.Rama, po jua them live, nga një njeri që ka studiuar jashtë, nga një pedagoge, nga një njeri me familje të thjeshtë, ti duhet të largohesh. Rama Ik, për ti dhënë shansin Shqipërisë për të ecur në rrugën e integrimit, për të pasur një shtet të pavarur, një shtet ligjor, për të pasur një shtet funksional, për të pasur një Shqipëri si gjithë Europa. Miqtë e mi beteja jonë është e vështirë por është e drejtë, ndaj ne do të fitojmë, se bashku me ju dhe gjithë njerëzit e lirë të këtij vendi. Sepse unë besoj te liria ime dhe te ndërgjegjia ime. Askush nuk mund të më blejë as mua as popullin shqiptar. Kjo është beteja për liri,për një kauzë të madhe. Ata nuk përfaqësojnë askënd, ata janë vetëm. Edi Rama është vetëm. Ndaj ai do iki një orë e më parë sepse ne jemi për një Shqipëri, shtëpia jonë”, tha Erisa Xhixho., deklaroi Xhixho.

Ora 10:40
FOTO LAJM/ Protestuesi 'amerikan' i opozitës

Një protestues parpara paralmentit është shfaqur me një flamur amerikan në tubimin që opozita mban sot përpara parlamentit. Kujtojmë se në të gjitha protestat e opozitës nuk ka patur flamuj partiak por vetëm flamuri kombëtar i Shqipërisë.

Ora 10:35
Basha dhe Kryemadhi i bashkohen protestës, nisin fjalimet politike të ish-deputetëve

Ka mbërritur në protestë lideri demokrat Lulzim Basha. I është bashkuar mbështetësve të PD-së të mbledhur para kuvendit, teksa në sallë zhvillohet seancë plenare. Ish-deputetët e PD-së, kanë nisur të mbajnë fjalime. Me tej ne proteste eshte bashkuar edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi.

Ora 10:31
Monitorim i rreptë nga garda dhe policia, fillon protesta e opozitës (FOTO+VIDEO)
Ora 10:14
Sali Lushaj dhe Erzen Breçani 'besnikë' të protestës së opozitës

Në mesin e protestuesve të opozitës janë edhe Sali Lushaj, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berishës, njëherësh babai i reperit "Stresi'.

Po ashtu, njëjtë si edhe në protestat e tjera të opozitës, nuk ka munguar, Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës.

Protesa mbahet jashtë kuvendit ku brenda sallës zhvillohet seanca plenare.

Ora 10:10
Protestuesit me pankarta dhe thirrje 'Rama ik'

Paralelisht me nisjen e seancës plenare ka nisur dhe tubimi i opozitës përballë parlamentit. Një pjesë e tyre kanë përgatitur disa pankarta ku bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Rama. Disa prej panakrtave ironizojnë me figurën e kryeministrit duke e krahasuar me liderin e Venezuelës, Maduro, me figura të mafias italiane dhe 'Rama si Piktor". Bashkë me protestuesit janë mbledhur përpara parlamentit edhe deputetë të Partisë Demokratike.

 

Ora 09:58
Incidentet e para, protesuesit hedhin shashka dhe tymuese në drejtim të policisë (VIDEO)

Ndërkohë që janë mbledhur protestuesit e parë përpara parlamentit, disa simpatizantë të PD-së kanë nisur të hedhin shashka në zonën përrreth perimetrit të sigurisë. Nga ana tjeter një pjesë e protesuesve që ndodhen përpara kordonit të policisë kanë hedhur tymuese në drejtim të efetivëve të vendosur për ruajtjen e sigurisë.

Ora 09:30
Rrethohet pedonalja, PD: Qyetarëve po iu kërkohen kartat e identitetit

Partia Demokratike deklaron se qytetarëve që duan të kalojnë brenda perimetrit të sigurisë po iu kërkohet karta e identitetit për arsye sigurie dhe për ndalimin e personave me precedentë penalë që do duan të ushtrojnë akte dhune gjatë protestës që opozita do të mbajë përpara parlamentit.

Forcat e policisë mbajnë të rrethuar zonën e njohur si pedonalja mës Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

 

Ora 09:29
'Astiri' në sulm! 'Jelekverdhët' e djegies së gomave gati për protestë

Nuk kanë munguar edhe në këtë protestë të radhës së opozitës, "jelekët portokalli". Banorët e zonës së Astirit që prej më shumë se tre muajsh, kanë ardhur të organizuar në grup për t'ju bashkuar protestës së opozitës. Kjo e fundit i ka mbështetur gjatë të gjithë ditëve  të protestës së tyre, kundër projektit të unazës së Madhe.

Ishin banorët e Astirit, ata që në protestën e shkuar të opozitës para Parlamentit, i vunë flakën gomave të makinave gjatë incidenteve të shumta të krijuara në tubimin e 26 shkurtit. Ata janë të veshur të gjithë me jelek forsforeshentë ngjyrë portokalli, një frymëzim që erdhi pas protestave të "jelekverdhëve" në Francë.

Ora 09:26
Rama mbërrin në Parlament, kalon me eskortë përmes pedonales (VIDEO)

Ka mbërritur në Parlament rreth orës 09:25, kryeministri Edi Rama. Eskorta e kreut të qeverisë është nisur nga kryeministria, ka ecur përmes bulevardit, dhe është futur në pedonale, nga hyrja e Ministrisë së Brendshmë. Të gjitha hyrjet e pedonales janë bllokuar, në mënyrë që pedonalja të jetë e lirë për kalimin e deputetëve drejt Parlamentit, për në seancën e orës 10:00, në të njëjtën orë kur proteston edhe opozita para Parlamentit, kundër qeverisë.

Disa prej deputetëve kanë zgjedhur të kalojnë në këmbë përmes pedonales rreth 1 orë e gjysmë para nisjes së seancës, për të shmangur kështu momentin e mbledhjes së protestuesve para Kuvendit. 

1551774502_eskortaerames001.jpg

Ora 09:22
Protesta e opozitës/ Deputetët mbërrijnë në Parlament një orë para nisjes së seancës (FOTO)

Deputetët e maxhorancës kanë mbërritur në parlament rreth një orë para nisjes së seancës plenare për të shmangur përplasjen me protestuesit të cilët nuk janë mbledhur ende. Deputetët po futen në godinën e parlamnentit nga hyrja përballë me pedonalen, ngjitur me qendrën tregtare. 

Ndërkohë që zona e pedonales është rrethuar me skela metalike të rrethuara nga kordoni i policisë dhe brenda zonës së rrethuar nuk lejohet kalimi i qytetarëve. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angzhuar rreth 1000 efektivë policie. Forcat e rendit po qëndrojë në vijën e parë të kordonit rrethues ndërkohë që në rreshtin e dytë janë forcat e FNSH dhe RENEA.

Policia ka marrë masa të rrepta për të shmangur incidente të ngjashme me ato të protestave të para, ndërsa rishtas një masë sigurie është edhe vendosja e telekamerave në të gjthë zonën për të bërë të mundur identifikimin e personave që do të përpiqen të përdorin akte dhune.

Ora 08:33
Nëse ka dhunë, turma do shpërndahet fillimisht me ujë, pastaj...gazi lotsjellës (VIDEO masat e policisë)

1.600 forca të policisë janë në terren për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Report Tv mëson se rreth 200 efektivë janë organizuar në plan masash vetëm për të garantuar sigurinë e deputetëve, marrë shkas nga protesta e shkuar kur u sulmuan nga protestuesit deputetë dhe ministra teksa hynin në kuvend.

Parlamenti është rrethuar me gardh me hekura, ndërkohë që forca të shumta janë vendosur në kordonë sigurie përreth Kuvendit. Janë bllokuar edhe të gjitha hyrjet tek pedonalja që të çojnë tek parlamenti. Masa këto të marra për të garantuar futjen dhe daljen e deputetëve në Kuvend pa ju cënuar siguria fizike e tyre.

Protestuesit nga ana e tyre kanë marrë masat duke u pajisur me maska për tu mbrojtur nga efekti i gazit lotsjellës që policia ka hedhur në protestat e shkuara, kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonët e sigurisë të policisë. Report Tv mëson se fillimisht nëse do të tentohet për dhunë, mbështetësve të opozitës do tu hidhet ujë, ndërkohë nëse dhuna do të përshkallëzohet, atëherë do të shkohet drejt gazit lotsjellës.

Makina që përdoret për hedhjen e ujit ndaj protestuesve
Ora 08:31
Protestuesja e ndaluar më 16 shkurt sërish në protestë: Edhe po bëra ndonjë gjë futem prapë 'brenda' (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit janë nisur nga rrethet banorë dhe mbështetës të opozitës, për t'ju bashkuar protestës para Parlamentit, sot në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur do të mbahet edhe seancë plenare.

Nga Shkodra, kryetari i PD-së në këtë qytet, tha se shoferët janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patente. "Por asgjë nuk i ndal protestuesit deri në rrëzimin e qeverisë", theksoi ai. Në zonën e Kryebushatit janë ngritur postblloqe policie, Një grua protestuese e shoqëruar në polici për dhunën në protestën e 16, ka debatuar me efektivët e policisë, Ajo tashmë është me masë sigurie "detyrim paraqitje".

Polici: "Kujdes me veprimet në protestë"

Gruaja protestuese: "Me veprimet normal, por edhe në bëfsha veprimin, rri mrenë unë, sikur kam nejt".

Nga Berati nisja e protestuesve ka nisur që në orën 7. Organizatorë nga grupe të PD-LSI në mënyrë të organizuar kanë vënë në dispozicion dy autobusë si dhe automjete të vogla për tu nisur drejt Tiranës.

Edhe nga qyteti i Vlorës nisja me autobusë drejt kryeqytetit ka ndodhur herët. Në orën 06:00 të mëngjesit janë nisur mbështetës të opozitës, nga Orikumi, Selenica, Novosela, si dhe nga disa pika ne qytetin e Vlorës

Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi, tha se shqiptarët nuk do të lejojnë që parlamenti të vijojë punën normalisht, pasi sipas tij nuk është një parlament legjitim.

I quajti refugjatë, kandidatët që pranuan mandatin e deputetit, "që vrapojnë për të hyrë në parlament". "Është një turp i tyre që shkojnë aty", u shpreh Baçi, teksa protestues të shumtë u nisën ngas Fierit në drejtim të Tiranës për t'ju bashkuar protestës. Ai theksoi edhe një herë qëndrimin e opozitës, se protestat do të mbahen sa herë që të ketë parlament, ndërkohë që do të ketë zgjedhje të parakohshme sipas tij.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 06/03/2019 07:08

    Iku 16 shkurti po vjen 16 marsi lat nam o lulush na deleniset si komb ty dhe neser te ket votime ti prap nuk fiton me plot bindjen se po te vim te votojm dhe ne emigranet per ty do jet nje katastrof dhe ata qe Jan demokrat kshu si beni ju Ja shpifet

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 05/03/2019 22:31

    Lulit dhe pleherave si Sali Berisha dhe Monikes qe kane vjedhur dhe Akoma vjedhin I duhet treguar vendi. Nuk po them qe qeveria e tanishme eshte e persosur. Kane bere shume gjera positive po edhe mekate. Nuk I jepet vota plehrave to LSI dhe PD qe kane vjedhur dhe nuk justifikojne pasurine. Ata qe dalin ne proteste I kane xhepat shpuar per faj te atyre qe ndjekin

    Përgjigju
  • Robshi: 05/03/2019 17:31

    Faleminderit për protestën...të protestosh sot në këtë presion bajgerie e të rrjeshtuarish si kope është kontribut për të ardhmen...është me atdhedashese kjo proteste se samiti i diaspordhes ku gjithë të përdorurit që ndjehen inferior nëpër botë vijnë e i thurin lavde regjimit si dikur nazizmit...turp...yyyyttt

    Përgjigju
    • tani: 06/03/2019 08:34

      na cfar planeti jeto ti mer femij i keq

  • fisheku: 05/03/2019 17:30

    Gjerat jane shume te qarta: Qytetaret shqiptare jane te lire dhe i kane dhene voten qeverise ne pushtet dhe presin zgjedhjet e ardhshme sipas kodit zgjedhor aty merret vleresimi dhe zgjidhja e tyre dhe jo ne cader,rruge apo ne kazan ;) .Keto jane rregullat demokratike dhe jo si do dhe kurdo cdo parti e etur per pushtet. Nuk duam qeveri sezonale, tranzitore te perkohshme apo te perjetshme. Shumica te con dhe te ul nga pushteti PIKE. Nuk do te falej kurre nje 1997 sic nuk eshte falur dhe harruar. Pushtetaret e zgjedhur kane pergjegjesi te madhe per kete. Mos e lini Shqiperine te digjet per karrigen e askujt. Beni kodin zgjedhor dhe rrespektojeni dhe nese dalin ankesa dhe provohet blerja e votes(cfare eshte e turpshme dhe nuk duhet te praktikohet kurre me ne vendin tone)te veprohet si ne vendet demokratike qe ne ato zona te perseriten zgjedhjet dhe jo te tallen me voten e shumices per shkelje individuale apo te nje zone. Opozita ka te drejte te protestoje per tema dhe shqetesime por jo per pushtet pasi ai vjen vetem me vote se kete e kuptojne njerezit nuk jane budallenje. Protestat qe u takojne sindikatave te mos behet objekte politike per karrige. Sherbimi qytetar administarta duhet te ndalohet me ligj te marre pjese ne protesta politike. Ne pune je ne sherbim te qytetareve dhe jo te partise(mentalitet i keq) Jane fenomene qe nuk duhet te jene pjese e kultures politike. Kaq per sot.

    Përgjigju
  • Ndue Sokoli: 05/03/2019 17:25

    Luli e Monika dhe Meta meritojnë burg jo pushtet,duhet të filloj pune drejtesia

    Përgjigju
  • opionion: 05/03/2019 15:34

    me cte drejte vutesh ne komisjon zgjedhore me turme edi ti qe denohesh 10 vjete deri 15 vjete burge here mos u fute te forcje polic komisjoni zgjedhor

    Përgjigju
  • Lilush bibilishi: 05/03/2019 15:21

    nonen , s'ke lënë date pa e rrëzuarRamën. Nja pesë a gjashtë data që premtove ta rrëzoje kanë kaluar, po kemi 16 marsin Mjerë ata budallenj e qyqarë që të ndjekin se hajdutët e kriminelët tek ty i kanë shpresat

    Përgjigju
  • Labi: 05/03/2019 15:08

    O luli pash Me vemendje vidio Me dron na lart .o mavrizi po pse ore Me keta 1000 Veta q t jan mbleth na rrethet do vish ți n pushtet ketyre i thua ți populli o njeri populli esht 4 milion e jo 1 mi Veta .sa t jesh ți asnjeher nuk Foton pd

    Përgjigju
  • Labi: 05/03/2019 14:58

    Ore luli po t them dicka ty dhe asajt femra m endyr n Shqiperi gruaja presidentit ..sikur q neser t bej sgjedhje t reja rama ți dhe ajo nuk fitonu kur donkemi m shum humbje na era e fundit ..nuk t do ty populli dhe ațe coje Mir n tru kete gje ..PD do vij n pushtet kur T Moș jesh ți do jem une i pari q do vete t vitoj Per pd Edhe pse nuk kam votuar kur n jete time ..ike e lere kete popull hallixhi t qet se mezi ushqen femit Me buk po do vij dhe pas ty q na vlora bilet shpenzime pa Lidhje ..

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 05/03/2019 14:46

    Eshte trishtuese e jo e natyrshem ta degjosh Bashen,Salihun e klanin e tyre criminal-vrasjet, kur flet per krimin dhe korrupsionin,Kur Monika dhe trambolina e saje kur flasin per vafrerine krashi keqperdoRimeve te kryera nga vet ata,Eshte trishtuese kur degjon Meten-Ilir Floririn,qe flet per Shtetin dhe popullin shqiptare, I cili eshte lakadtredhaxhiu politik e kombetar ordiner,apo "emblemat" e tjera te shemtise si Mediun,Shehine ndoken me te tjeret.Ky populli hane buke,nuk ushqehet me fruta natyrore.Shqiperia e shqiptarevet! Atdheu mbi te gjitha!

    Përgjigju
  • Kinezi i lumtur Rus Basha: 05/03/2019 14:12

    E enderron me sy hapur dite e nate ate karrige te pakapeshme per te,i varferi gjumash,kriminel e hajdut i korruptuar!Yyyyyyysh tutje!

    Përgjigju
  • Ariu: 05/03/2019 14:11

    Hahahaha. U lulush, u bere gazi botes. As burrni ste ka ngel me. Tani shko lepiju Rames per noi cop kocke

    Përgjigju
  • Likja: 05/03/2019 13:31

    Ik o Salush i vogel se edhe po u bene zgjedhje ti dhe Monaliza nuk fitoni

    Përgjigju
  • Fredi: 05/03/2019 13:30

    Bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
  • Duket: 05/03/2019 13:10

    Luli ne Rinas nuk ka qene vetem barist por edhe marshaller avionash

    Përgjigju
  • Bujari me mustaqe: 05/03/2019 12:50

    Hiqjani nga dora flamurin e madh amerikan atij te palarit qe duket si xhihadist i isis se na turperoi kombin.

    Përgjigju
    • fdsa: 05/03/2019 15:44

      shuj mer rrot ari

  • toni: 05/03/2019 11:51

    kirit vetem mami i dihet

    Përgjigju
    • Berti: 05/03/2019 12:16

      Nuk e shikon o Toni qe Kiri eshte bere dru me droge. Ku ka nene e babe dhe moter ky. I ngjan banes se vet jahahaha Saliu vde ta bej pak deshmor kete edhe Salianjin ngprdhi per bese hahahaha

  • besford kallojer 40 vjeçari fadil BAJG gjoleka: 05/03/2019 10:53

    O lul tyta po si do vish ti në pushtet me buçen monika . Apo do vish në pushtet me nard gomar ndokën me 8 vjeçare pa të mesme e me shkoll të lart. Apo do vish në pushtet me petrit qelbësirën vasilin. Me nipin e manush pler myftiut që internoi gjith ajkën e SHQIPRIS. Me të tilla plera do bësh ti demokraci ? ? ? ÇFAR I QUAN TI SHQIPTARËT BUDALLENJ O NJERI PA SHKOLL LULI KAPSOLL.

    Përgjigju
  • Vlora 123: 05/03/2019 09:24

    Ore jeni mire apo jo! Cjane keto protesta "qutetare" hahhahah Kush eshte popull i vlores ata qe nisi me na 10.000leke nga vlora militantet e tyre..hahahhaha popull

    Përgjigju
  • Go west: 05/03/2019 08:49

    A do ju shkoje fatura ekonomike shkaktareve? Sikur te mbillnin peme gjithe keta njeres, do kishim nje pyll te ri.

    Përgjigju
    • Lilush bibilushi: 05/03/2019 15:26

      Ka mbetur ndonjë peme në këmbë nga ana e ketyre që të mbjellin në Tiranë? Nuk i shikon si i hipin pemëve nga nostalgjia

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani