8 ushqimet që nuk duhen ngrënë
nëse doni të keni bark të sheshtë

8 ushqimet që nuk duhen ngrënë<br />nëse doni të keni bark të sheshtë
Nuk ka rëndësi sa ushtrime tonifikuese bëni, ju nuk do të keni kurrë bark të sheshtë nëse nuk hani ushqimet e duhura.

Po ashtu, për të arritur këtë duhet të dini ushqimet që duhet të shmangni.

Nustrionistja nga Londra, Rhiannon Lambert ka treguar këto 8  ushqime.

Thjerrëzat:
Rhiannon tha se ushqimet e pasura në fibra shkaktojnë gazra te njerëzit dhe kjo çon në fryrje të stomakut.

Bulmetet:
Janë burim i mirë i proteinave dhe kalciumit por përmbajnë sheqerin e laktozës çka shkakton probleme në sistemin e tretjes.

Për personat që janë intolerant ndaj laktozës, simptomat përfshijnë: fryrje, gazra, mpirje dhe diarre.

Molla:
Edhe pse është pjesë e dietave të ndryshme për faktin që përmban fibra, vitaminën C dhe antioksidantë, molla shkakton fryrje dhe probleme me tretjen tek disa njerëz.

Gruri:
Tek disa njerëz shkakton fryrje, gazra, diarre dhe dhimbje të stomakut.

Ushqimet “fast food”:
Janë të njohura për përmbajtjen e lartë të yndyrnave dhe sheqernave të cilat dëmtojnë shëndetin.

Kripa:
Kripa ngurtësohet me ujin në trup dhe ndihmon në ruajtjen e balancës së lëngjeve, por konsumimi i tepërt i saj në ushqim bën që trupi të mbajë rezerva të mëdha ujore.

Qepa:
Konsumimi i qepës së pagatuar sjell shqetësime në trup dhe fryrje të stomakut.

Pijet e gazuara:
Janë më të zakonshmet në shkaktimin e fryrjes në stomak.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit