8 vende të BE lobojnë për
dhënien e statusit Shqipërisë

8 vende të BE lobojnë për<br />dhënien e statusit Shqipërisë
TIRANE- Kur mbeten edhe katër ditë nga mbledhja në 19 dhjetor të Këshillit të Ministrave të BE-së për diskutuar për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në BE, tetë shtete anëtare bëhen bashkë në apelin për votën 'pro' statusit. Ndërsa Hollanda konfirmoi dy ditë më parë qëndrimin kundër marrjes së statusit të Shqipërisë si dhe kërkesës së saj për shtete të tjera që të mbështesin këtë mendim, duket se fqinjët e vendit tonë kanë filluar lobimin në mbështetje të statusit. Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Kethrin Ashton.

Në këtë letër, tetë shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BË-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon. Ata argumentojnë në letrën dërguar përfaqësues së Lartë të BE-së dhe kryesuesit të Këshillit Europian, se Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë, duke miratuar me shumicë të gjerë votash në Kuvend tre ligjet e mbetura, ai për Gjykatën Administrative, administratën publike dhe reformën parlamentare. Si një argument tjetër në bindje të BE për statusin e  meritur të Shqipërisë, ata vënë theksin edhe të zgjedhjet si një tjetër kusht u mbajtën në përputhje dhe respekt të lirive themelore, sipas raporteve të OSBE-ODHIR. Më tej, ata rendisin si arritje të vendit, përmirësimet e bëra në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe fillimin e bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese.

"Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marrë një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe dhe e ka vendosur këtë ndër krye të prioriteve në përputhje me programin e saj. Prej dy muajesh Qeveria shqiptare ka bërë një progres të rëndësishëm, veçanërisht në angazhimin e saj të shprehur për një dialog kontruktiv dhe të qëndrueshëm me opozitën, që është jetike për procesin e reformave", thuhet në letër. Ndër të tjera, në letrën e tetë ministrave të Jashtëm renditet edhe një tjetër element i cilësuar prej tyre i rëndësishëm, Rezoluta e miratuar me unanimitet në Kuvendin e Shqipërisë në 27 nëntor 2013, që sipas tyre rikonfirmon se procesi i integrimit në BE mbetet në krye të axhendës kombëtare të Shqipërisë.

 "Për këto arsye ne besojmë fuqimisht se Shqipëria ka përmbushut plotësisht kushtet e vendosura në BE. Këshilli duhet t'i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat", thuhet më tej. Një votë pro e këshillit për Shqipërinë thuhet në letër, jo vetëm do të inkurajontë Shqipërinë për të vijuar përmbushjen e reformave, por do t'ju dërgonte mesazh edhe vendeve të tjera kandidate potenciale se puna e fortë në drejtim të arritjes së standardeve shpërblehet, duke e lidhur këtë me vetë besueshmërinë të BE. "Një votë pro e Këshillit do të provonte edhe njëherë se zgjerimi i BE ka një fuqi transformuesve dhe efekte qëndrueshmërie, në të mirë të të gjithë qytetarëvë të BE-së", shkruhet në letër.

Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat