80% e kredive për fermerët jepen nga mikrofinanca, presidentja e shoqatës Muja: Për bujqësinë interesa të ulëta dhe pa kolateral

Institucionet financiare jo-banka janë kthyer në burimin kryesor të financimit për fermerët, të cilët për të zhvilluar biznesin e tyre, u duhet të marrin kredi. Më shumë se 38 milionë euro është vlera e kredisë që Mikrofinancat dhanë vitin e shkuar vetëm për bujqësinë.

Mikrofinanca mbulon rreth 80% të financimeve që sot jepen nga sektori financiar për fermerët. Ajo që ne vëmë re është rritja e mesatares së kredisë për bujqësinë, që tregon se fermerët tanë po rriten. Nevojat e tyre për të investuar janë më të mëdha, ndoshta për shkak të rritjes së çmimeve, ndoshta për shkak të nevojës së rritjes së investimeve që marrin përsipër. I kemi ndihmuar për të kaluar në një fazë tjetër”, tha për Report TV,  Arlinda Muja, Presidente e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare’ dhe njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance. 

Ajo thotë se normat e interesit po janë të favorshme për bujqësinë.

"Interesat e tyre nominale vjetore, varjojnë nga 12% në 18%. Në të gjithë produktet që ofron mikrofinanca, kredia për bujqësi është më e lira, sepse kredia për bujqësi, mbështetet shumë edhe nga investitorët, që ofrojnë financim më të lirë për mikrofinancën. 12-18% janë norma shumë të lira, krahasuar me tregun financiar në vend, ajo që ndihmon bujqësinë është edhe nevoja për të pasur një grafik pagesash të dedikuar sipas sezonalitetit të investimit që ata bëjnë"

Muja sqaron se këstet për kthimin e kredisë fermerëve ndryshojnë, në varësi të gjendjes financiare të fermerit.

"Ne ofrojmë këste shumë të ulta kur ju nuk keni të ardhura si fermer, dhe më pas kësti rritet në momentin e korrjes. E gjithë kjo bëhet në dakordësi me fermerin", thotë Muja. 

Për të marrë kredi pranë Mikrofinancës, nuk është kusht kolaterali, pasi i gjithë disbursimin i huasë, bëhet mbi bazë të një analize që këto institucione bëjnë në terren.

"Kolaterali është lehtësia më e madhe që ne ofrojnë. Fermerët e kanë të pamundur të dokumentojnë të plotë pronësinë e tyre në një truall apo arë, dhe kjo e vështirëson aksesin e tyre në bankë. Ne marrim risk përsipër, është besimi, bëjmë analizë të thelluar fermerit në atë zonë, analiza jonë është e plotë. Kolaterali nuk do të ndihmojë që ta paguaj kredinë, ajo që do të ndihmojë është në fakt besimi, eksperienca për investimin dhe garancia për investimin që merr përsipër"

Muja shpjegon se vëmendja nuk është e përqendruar vetëm tek bujqësia. 

"Ne i mbështesim të gjitha llojet e bizneseve. 52% e volumit të financimit është për bizneset. Në CREDO, ne ofrojmë kredi për biznes deri në 600 mijë lekë, dhe personave fizik që kanë një licencë të dedikuar për një profesion të lirë, apo për një biznes të vogël, por që kanë pronësi 100% si individ. Mikrofinanca ka qenë një mbështetje e mirë për të gjitha ato biznese që në rrugëtimin e tyre nuk e kanë pasur procesin në banka, sot janë biznese të mëdha"

Vetëm gjatë vitit të kaluar sektori i mikrofinancës ka disbursuar mbi 255 mijë kredi për 200 mijë klientë aktivë, me vlerë totale prej 147.8 milionë euro.

K.T./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë