800 rrënjë kanabis në Shkodër, 1 në
pranga, procedim kryeplakut të fshatit

SHKODËR - Rreth 800 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa u zbulua dhe asgjësua nga policia në rrethin e Shkodrës ndërsa në pranga ra një 49-vjeçar nga Malësia e Madhe dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Kastrat. Pal Therqaj u ndalua pasi në pronën e tij në shpat të malit në fshatin Kastrat në vendin e quajtur “Gropat e Ndreut”, janë gjetur dhe asgjesuar 32 bimë Canabis Sattiva me lartësi nga 36 cm deri ne 2.2 m.
 
Në fshatin Mazrrek në komunën Guri Zi në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 7 parcela me gjithsej 480 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
 
Në fshatin Lisen në bashkinë Vau Dejës në Shkodër është gjetur dhe asgjesuar 1 parcelë me gjithsej 113 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
 
Në vendin e quajtur “Buxith”të fshatit Korthpul në Pukë janë gjetur të kultivuara dhe asgjësuar 3 parcela me 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva me gjatësi 50 – 100 cm.
 
Në cilësinë e provës në vendin e ngjarjes është gjetur e sekuestruar 1 celular i markës Nokia pa kartë SIM i cili dyshohet të jetë i kultivuesve. Policia po punon për kapjen e tyre. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë