Ky është bilanci i operacionit të koduar ’’Laguna e Vilunit’’ i finalizuar pas një hetimi 1 vjeçar të Prokurisë Krimeve të Rënda, Policisë së Shtetit si dhe shkëmbimit të informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Itali dhe Mal të Zi.
Kjo sasi e madhe e kanabisit do të transportohej me skaf nga Shqipëria drejt Italisë, mjet i cili eshte evidentuar ne ujerat shqiptare me 30 Shtator te ketij viti. Por pas një hetimi me metoda speciale, banda kriminale u arrit në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", midis lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit. Aty policía konstatoi skafin, pas ndjekjes që i kishte bërë Guardia di Financa së bashku me Policinë Kufitare të Shëngjininit.
Në momentin që 7 pjesëtarët e bandës kanë pikasur policinë, kanë filluar të hedhin nga skafi në det disa çanta të zeza nga të cilat 8 prej tyre arritën të kapeshin nga Policia Kufitare. Brenda çantave kishte bime të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa të mbështjella me natriban të cilat pas peshimit rezultuan të ishin 210 kg me gjithë amballazh. Ndërsa sasia tjetër e lëndës narkotike u gjet një ditë pas operacionit të koduar “ Laguna e Vilunit” të (30 Shtatorit). Në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë në një distancë prej rreth 4 miljesh detare Policia Kufitare të Shengjinit sekuestroi në det të hapur 15 çantat te cilat mbanin 594 kg marijuane.
(Në foto: Lënda narkotike e sekuestruar gjatë aksionit policor) Foto të tjera
Të arrestuarit:
Mikel Hoxha 38 vjeç, banues ne Vlore, i dënuar më parë. Ky shtetas ishte dhe kreu i kesaj organizate kriminale.
Leonidha Dhimojani 48 vjeç, banues ne Vlore. Ky shtetas ishte skafisti i cili do te bente transportimin e lendes narkotike nga Shqiperia ne Itali.
Ervis Sulo 29 vjec, banues ne Vlore
Indrit Rraja 34 vjeç, banues ne Nikel-Fushe Kruje
Mirjan VITAJ, 26 vjeç, banues ne Rrijoll Velipoje
Kristian C. 18 vjeç, banues ne Rrijoll Velipoje
Alfred Syli 22 vjeç, banues ne Rrijoll Velipoje, i denuar me pare
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për të shtatë të arrestuarit, ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’.
(Në foto: Lënda narkotike e sekuestruar gjatë aksionit policor) Foto të tjera
Të përfshira në operacion drejtori të policive në rrethe e Gurdia Di Finanzia
Në këtë operacion krahas Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit morën pjesë dhe punonjësit e policisë së Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacinale, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Shkodër, D.P.Q Lezhë, D.P.Q Vlorë, D.P.Q Fier, D.P.Q Durrës, F.N.SH Tiranë dhe Shkodër, Policinë Kufitare të Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Guardia di Finanzia.
(Në foto: Lënda narkotike e sekuestruar gjatë aksionit policor) Foto të tjera
Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:
- Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
- 370 fisheke model 56
- Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke
- 3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash.
- 16 telefona celulare
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)