80-vjetori i gjenocidit në Çamëri, Shpëtim Idrizi: Duam falje publike nga Greqia

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kanë kujtuar 80- vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në homazhin e përvitshëm në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer në Konispol.

Në këtë vendprehje më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh i keqardhur për qëndrimet e Greqisë ndaj çështjes çame dhe faktit që mes dy shteteve tona ekziston ende ligji i luftës.

“Ne nuk fajësojmë grekët sot, popullin grek, e as qeverinë e sotme greke, për atë që ka ndodhur 80 vjet më parë, por jemi të keqardhur për qëndrimet që ato mbajnë ndaj çështjes çame, duke u bërë bartëse e qarqeve të dala kohe për një vend të Bashkimit Europian, me ligj lufte, me varreza, konflikte, me vorio-epiriotë, duke harruar që Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më ata të viteve ’90 kur dolën nga beteja komuniste e 50 viteve.  E ndërsa ne presim falje publike e duam të gjejmë një zgjidhje, segmente të shtetit grek, kriminelë si Napolon Zerva i bëjnë heronj e u ngrenë buste, kurse njeriun me tre emra e tre dënime e bëjnë eurodeputet.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj i bëri thirrje politikës të zbatojnë Rezolutën për Çamërinë dhe të mbrojnë interesat kombëtare.

“Aktivitetet e këtij viti të 80-vjetorit të përkujtimit të gjenocidit grek mbi popullsinë e pafajshme çame na tregon se komuniteti ynë bashkë me patriotët shqiptarë dhe miqtë e shumtë janë më të vendosur se kurrë në mbrojtje të Çështjes Çame, si një nga kauzat më të rëndësishme të çështjes tonë kombëtare.

Unë i bëj thirrje sot politikës të zbatojë me kurajo dhe vendosmëri Rezoluten për Çamërinë dhe të mbrojë interesat tona kombëtare”.

Nën tingujt e marshit funebër të gjithë pjesëmarrësit vendosën trëndafila në memorialin e gurëve, si shenjë kujtimi ndaj të afërmve dhe njerëzve të tyre të dashur, që humbën jetën padrejtësisht 80 vjet më parë për shkak të gjenocidit grek.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe diabetit, si ta parandaloni

Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe diabetit, si ta parandaloni