Me emra dhe vende! Dëshmitë rrëqethëse të të mbijetuarve/ Dokumentari i Admirina Peçit për gjenocidin çam

Filmi dokumentar “Koha për t’u kthyer në shtëpi” u shfaq premierë në kinema Millenium në Tiranë në një sallë të tej mbushur, duke shënuar kulmin e ditëve përkujtimore të 80-vjetorit të Gjenocidit grek mbi popullsinë e pafajshme në Çamëri. 

“Një film dokumentar që hedh dritë në historinë e shqiptarëve të Çamërisë. Është një sfidë e madhe që ne çamët kemi pasur këto 80 vite. Është një sfidë, luftë e madhe që kemi pasur në heshtje. Misioni ynë është pikërisht të sillnim atë që ka ndodhur”, tha producenti, Alket Veliu.

Një produksion i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, me regji dhe skenar të gazetares së Report Tv Admirina Peçi dhe muzikë të përpunuar nga kompozitori Endri Sina, ky film dokumentar zbërtheu gjithë anët e errëta të këtij gjenocidi dhe platformat që e paraprinë atë, duke vijuar me fatin e trishtë të mijëra familjeve çame të cilat jetuan të dëbuar në Shqipëri, pa pasur më mundësinë të kthehen në vatrat e tyre.

“Çështja çame është një nga çështjet më të nxehta, jo vetëm të historisë shqiptare, por dhe të politikës dhe diplomacisë. Duke qenë një çështje e nxehtë, e heshtur për 80 vjet ishte momenti i duhur për të sjellë një dokumentar të tillë që e trajton historinë e tij në plotësinë e vet. Edhe historike, diplomatike dhe të fakteve që dalin nga arkivat por edhe të të mbijetuarve që jetojnë edhe sot”, tha gazetarja, Admirina Peçi.

Shumë ngjarje të ndodhura në valët e masakrave në Çamëri, janë inskenuar, duke sjellë për herë të parë përmes këtij filmi dokumentar edhe nga ana vizive këtë plagë të madhe të historisë Shqiptare.

“Thelbi mendoj që janë një varg dëshmish që janë marrë në vitin 1946-1947 tek të mbijetuarit që kishin ardhur në Shqipëri pas masakrave. Japin dëshmi të dorës së parë. Japin detaje rrëqethëse mbi masakrat, japin emra, orë, vende, emra të viktimave, por edhe emra të agresorëve”, tregoi Peçi.

Prapaskenat politike dhuna dhe terrori që çuan në spastrimin e plotë gjithë trevës së Çamërisë nga popullsia autoktone shqiptare, prapaskenat diplomatike dhe pabesitë 80-vjeçare të qeverive shqiptare deri në ditët e sotme, ishin vënë në qendër të këtij filmi dokumentar, duke dhënë mesazhin se kjo heshtje duhet të marrë fund dhe çështja çame të gjejë zgjidhje.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë