‘Duhet ekip i ri opozitar për të mundur Ramën’, Idrizi ende i skeptik krah kujt do ‘rreshtohet’ për zgjedhjet parlamentare

TIRANË- Ndërsa PS dhe Rithemelimi janë ulur në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbështet kthimin e koalicioneve parazgjedhore, por ende nuk është i qartë se krah kujt do të rreshtohet për zgjedhjet parlamentare 2025.

Koalicionet mes partive opozitare nuk janë kristalizuar ende lënë ende në pikëpyetje se cilat do të jenë aleancat politike përballë Edi Ramës, por Idrizi i ftuar në Report Tv nuk përjashtoi as mundësinë që të garojnë në këto zgjedhje të vetëm.

“Kodi zgjedhor të detyron në një farë mënyrë të jesh me një nga palët. Është një opsion për të dalë me vete, nuk ka akoma një front qoftë opozitar. Është proces diskutimesh, nuk mjafton bashkim mekanik i ca partive dhe figurave, po duhet t’iu japim përgjigje qytetarëve se përse duam të vijmë në pushtet dhe çfarë do bëjmë më mirë”, tha Idrizi në Report Tv.

“Është shpejt për t’u rreshtuar me kë dhe si do jetë konfiguracioni në zgjedhje. Koalicionet parazgjedhore? Do ishte shumë mirë, fakti që ato ndryshuan në mënyrë të njëanshme krijon probleme. Sistemi zgjedhor bëhet për të gjitha palët”, tha Idrizi.

Për emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi thotë se nuk mjafton bashkimi mekanik për t’u përballur me kryeministrin Ramam, por partitë opozitare duhet të dalin me një program realist.

“Nuk i zgjedh dot kapitenet e ekipeve tjera. Kuptoj që në kushtet që jemi nuk na mjafton bashkim mekanik, duhet të dalim përtej vetes qoftë edhe tek ajo zona gri. Na duhet një ekip i ri dhe një program më realist”, tha Idrizi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Vota e emigrantëve, Idrizi: Ne jemi spektatorë, dy partitë e mëdha i kanë pasur mundësitë për ta realizuar

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi e sheh me skepticizëm realizmin e votës së emigrantëve për zgjedhjet parlamentare 2025. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se dy partitë e mëdha, PS dhe PD i kanë pasur të gjitha mundësitë për të realizuar votën e emigrantëve.

“E shoh akoma me skepticizëm, po të duan e bëjnë dhe nesër. Deri më sot kemi një vendim të GJK që ka dy vite që ka dalë, po të donin dy partitë e mëdha e bënin. Ne jemi spektatorë, këta që e kanë në dorë i kanë pas të gjitha mundësisë për ta bërë. Këtu ka një diskutim tjetër që nuk bëhet. Në vendet që kanë emigracion të zhvilluar nuk voton ai Londër se kush do më qeverisë mua në Shqipëri. Nëse është një numër normal, 2%, 4% votohet në ambasadë. Ne kemi detyrim që ata të sjellin në Shqipëri problematikat e tyre”, tha Idrizi.

Po ashtu, Idrizi u shpreh se votimi dhe numërimi elektronik është i nevojshëm.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi