Këtë humbje dhe paraqitjen tepër të dobët, 62,200 tifozët e pranishëm në stadiumin “Allianz Arena”, nuk mund ta pranonin dhe filluan të hidhnin sende të forta në fushë, duke e bërë të pamundur vazhdimin e sfidës.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 82-të dhe forca të shumta policie ndërhynë që gjëndja të qetësohej.
Pasi rifillillimit të ndeshjes tifozët e 1860 München, u vunë kundër skudrës së tyre, duke mbështetur kundërshtarët.
Arsyeja e rënies nga kategoria e Munchen është menaxhimi i keq. Shefi Hasan Ismaik ka investuar deri tani 60 milionë euro, por atij i mungon koncepti. Ekipi do të shpërbëhet, kështu që ai duhet të bëjë gati më tepër miliona, shkruan telesport.al.
[gallery]22503[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com