​20 vite nga roboti i parë në Mars
pamje fantastike nga planeti i kuq

4 korriku shëno1 vitin e njëzetë që NASA ka pasur një robot që punon në sipërfaqen e Marsit.

Në vitin 1997, roboti “Mars Pathfinder” u ul në planetin e kuq dhe punoi për eksplorimin e sipërfaqes për tre muaj, duke analizuar atmosferën dhe klimën e Marsit dhe duke vlerësuar përbërjen e shkëmbinjve dhe tokës.

Që nga “Pathfinder”, tetë robotë të tjerë të NASA-s kanë eksploruar Marsin.

Si “Spirit” dhe “Opportunity”, prekën terrenin në 2004 me misionin e gjetjes së provave të ujit.

Së bashku, morën mijëra fotografi të terrenit shkëmbor marsian dhe grumbulluan të dhëna që ndikuan studiuesit të besonin se Marsi ishte një planet i lagësht.

Ndërsa “Spirit” ka “vdekur”, “Opportunity” vazhdon të funksionojë.

Roboti më i madh dhe më i avancuar që është dërguar në Mars, “Curiosity”, u ul në sipërfaqen e tij në gusht të 2012.

Roboti është i pajisur me 17 kamera, një lazer dhe një pajisje që grumbullon mostrat e shkëmbinjve, me shpresën e gjetjes së gurëve që janë formuan në ujë.

Kohët e fundit, “Curiosity”, ka dorëzuar detaje të reja në NASA rreth një mjedisi të liqeneve të lashta në kraterin e Gale të Marsit.

NASA do të fillojë misionin “InSight”, në pranverën e 2018 për të studiuar brendësinë e Marsit dhe ka në plan të nisë një robot tjetër në vitin 2020 për të studiuar një mjedis që mund të ketë qenë dikur optimal për jetën e gjallë (mikrobore). /nationalgeographic

[gallery]22968[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së