​3 oficerë policie Gay në
Tiranë: Ja historitë tona

​3 oficerë policie Gay në<br />Tiranë: Ja historitë tona
TIRANE-Tre oficerë policie dhe njëkohësisht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar, kanë ardhur në Tiranë për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike.

Kjo vizitë disa ditore nisi me konferencën “Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri” të mbajtur sot në Tiranë, dhe nesër oficerët britanikë do të zhvillojnë një takim në Akademinë e Rendit.
Ky projekt u mbështet nga Pro LGBT dhe Alenca LGBT në Shqipëri.
 
Louis Provart, Tatjana Arsova dhe Peter Rigby janë oficerë policie dhe njëkohësisht pjesë e rrjetit kombëtar të Policisë LGBT në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes programit të Stonewall që mbështet të drejtat e këtij komuniteti në Britani, ata kanë ardhur në Shqipëri për të ndarë eksperiencën e tyre me kolegë të policisë dhe përfaqësues të institucioneve publike. Për Report Tv ata kanë treguar disa nga përvojat jetësore dhe profesionale si pjesëtarë të këtij komuniteti.
 
 “Qëndrimi ynë është që policia është shoqëri dhe shoqëria është pjesë e policisë. Unë jam krenar që jam përfaqësues i komunitetit LGBT në polici sepse kam mundësi t’ju shërbej atyre duke i kuptuar nga afër përjetimet dhe shqetësimet që kanë”, tha Luis Provart.

Nuk mund të them që jam diskriminuar, por ka pasur reagime nga njerëzit që kishin njohuri të paktët për komunitetin LGBT. Disa kolege femra distancoheshin kur e merrnin vesh që jam lesbike”, shprehet Tatjana.

Gjërat kanë ndryshuar sepse njerëzit janë njohur me standartet dhe të drejtat e komunitetit LGBT, duke përkrahur integrimin e tyre. Kur kujtoj vështirësitë që kam kaluar në fillimet e mia në 1996, sot gjërat kanë ndryshuar për mirë”.
 
Dominic Arnall, kreu i Stonewall thotë se ky program 2 vjeçar synon të forcojë lidhjet dhe shërbimet e komunitetit LGBT në të gjithë rajonin e Ballkanit.
 
Përgjatë 2 ditëve do të ndajmë përvojën tonë me përfaqësues të institucioneve këtu në Tiranë. Pas konferencës që mbajtëm sot, nesër do të zhvillojmë edhe një takim në akademinë e policisë, sesi duhet të menaxhohen situatat kur janë të përfshirë përsonat LGBT”.
 
Konferenca me temë “Zhvillimi i Marrëdhënieve ndërmjet Forcave të Policisë, Organizatave dhe Komunitetit LGBT në Shqipëri” u organizua nga Alenca LGBT dhe Pro LGBT.

[gallery]22310[/gallery]
oficertet ne tirane gay

oficertet ne tirane gay

oficertet ne tirane gay

Ndërsa Kristi Pinderi deklaroi se vlerësojmë praninë e policëve, ndërsa tha se historitë e tyre janë inkurajuese. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi