​4 arsye pse nuk mund të
ketë luftë tregtare Rusi-Turqi

​4 arsye pse nuk mund të<br />ketë luftë tregtare Rusi-Turqi
Një luftë fjalësh mes Turqisë dhe Rusisë nisë pas rrëzimit të avionit këtë të martë në kufi me Sirinë. Presidenti rus, Vladimir Putin e cilësoi thikë pas shpine nga bashkëpunëtorët me terroristët. Homologu i tij, Recep Tayyip Erdogan i cilësoi komentet e Putinit si “një gabim të madh” në një intervistë për CNN.

Rusia po punon për hartimin e disa ligjeve që do të vendosin sanksione ekonomike kundër Turqisë. Por, lufta tregtare do t’u kushtoi shtrenjtë të dy palëve. Ja përse:

1. Rusia ka pak miq
Rusia nuk ka shumë miq biznesi në skenën ndërkombëtare. Turqia ishte një prej pak partnerëve ku mund të mbështetej. Turqia nuk iu bashkua Evropës, SHBA-ve dhe vendeve të tjera Evropiane që vendosën sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës. Vendi i NATO-s po planifikonte që të rriste volumin tregtar me Rusinë në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Përshkallëzimi i situatës mund të dëmtojë këtë marrëdhënie.

2. Lidhje strategjike në energji
Dy vendet kanë nënshkruar një seri marrëveshjes strategjike për energjinë vetëm një vit më parë. Kryesorja mes tyre ishte projekti “Turkish Stream”, që synon ndërtimin e një gazsjellësi të ri që dërgon gaz në Turqi dhe më pas dhe në tregun evropian. Plani do të zëvendësonte “South Stream” që do të kalonte përmes Ukrainës, por që u anulua vitin e kaluar. Turqia është blerësja e dytë më e madhe e gazit natyral rus, pas Gjermanisë. Rusia gjithashtu po ndërton stacionin e parë nuklear të energjisë në Turqi. Projekti nisi në prill dhe pritet të mbyllet para vitit 2020. Sipas marrëveshjes Rusia do të financojë projektin 22 miliardë dollarë. Të dy projektet mund të jenë pjesë e sanksioneve.
 
3. trafiku i turistëve
Vizitorët rusë janë jetikë për industrinë e turizmit në Turqi. Rreth 4.5 milionë rusë vizituan vendin në 2014, ku më shumë se 12% ishin nga Rusia, të dytët pas gjermanëve.  he pas rrëzimi të avionit në Sinai, ku Rusia tërhoqi turistët nga Egjipti, Turqia mund të kishte më shumë turistë. Por kjo duket se nuk do të ndodhë.

4. Të dy kanë nevojë për ndihmë
Të dy vendet po kalojnë çrregullime në ekonomi dhe kanë nevojë urgjente për t’i dhënë shtysë asaj dhe jo një tjetër tronditje. Ekonomia ruse është dëmtuar nga rënia e çmimit të naftës dhe sanksionet e Perëndimit. FMN pret që GDP e Rusisë të tkurret me 3.8% këtë vit dhe me 0.6% vitin e ardhshëm. Dhe Turqia nuk është në pozicion të mirë gjithashtu. Muajt e staniacionit politik kanë bërë që rritja ekonomike të jetë më e ulëta se viteve të fundit. FMN pret që ekonomia e Turqisë të rritet vetëm me 3.1% këtë vit dhe me 3.6% për vitin 2016, shumë poshtë 9% që parashikohej në vitet 2010-2011. Lira ka rënë me 20% kundrejt dollarit këtë vit. Kjo ka shtrenjtuar borxhin e jashtëm afatshkurtër të Turqisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)