4 zgjidhje natyrale se si të
eliminoni njollat e diellit në lëkurë
Shpesh një ekspozim jo i duhur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë njolla në lëkurë, dhe zonat më në rrezik janë fytyra, duart, qafa dhe dekolteja. Për të parandaluar shfaqjen e tyre, është mirë që të mos e teproni me ekspozimin në diell dhe përdorimin e kremrave mbrojtës. Ndërsa nëse njollat e diellit janë shfaqur, mos u frikësoni pasi ka disa zgjidhje natyrale që ju vijnë në ndihmë.
Shpesh një ekspozim jo i duhur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë njolla në lëkurë, dhe zonat më në rrezik janë fytyra, duart, qafa dhe dekolteja. Për të parandaluar shfaqjen e tyre, është mirë që të mos e teproni me ekspozimin në diell dhe përdorimin e kremrave mbrojtës. Ndërsa nëse njollat e diellit janë shfaqur, mos u frikësoni pasi ka disa zgjidhje natyrale që ju vijnë në ndihmë.
Limoni - Limoni ka një sërë dobish për bukurinë tonë, por në këtë rast është ideal për të zhdukur njollat e diellit. Falë vetive zbardhuese, nëse aplikohet direkt mbi njolla eleminon qelizat e vdekura dhe e bën lëkurën me më shumë shkëlqim duke zhdukur njollat. Shtrydhni pak limon dhe shtoni pak ujë me aromatizues, nëpërmjet një cope pambuku këtë lëng aplikojeni në zonat e interesuara në darkë, para se të bini të flini.
Aloe vera - Xheli i aloe vera është shumë efikas për t’iu thënë lamtumirë njollave të shkaktuara nga një ekspozim i tepruar në diell. Duke e aplikuar herë pas herë këtë xhel, kryesisht në mbrëmje gradualisht do të shihni se njollat do të zhduken.
Vajrat esenciale - Nëse nuk keni kohë për të përgatitur maska, shtojini kremit tuaj hidratues pak vaj esencial karrote, ose vaj me esencë majdanozi dhe mjafton nga një pikë e aplikuar çdo ditë për të zhdukur njollat e errëta.
Maskat zbardhuese - Edhe një maskë e përgatitur në kushtet e shtëpisë është shumë e mirë për të zhdukur njollat e diellit. Përzieni një gotë kos të bardhë me gjashtë lugë miell misri, pesë lugë uthull molle, dy lugë xhel aloe vera dhe disa pika lëng limoni. Përziejeni këtë masë deri sa të bëhet homogjene dhe mbajeni në fytyrë për 15 minuta. Në përfundim shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43.5%
-
Njësoj
21.7%
-
Më keq
34.8%
Vota total: 322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26