Qeveria jep 4 milionë lekë të reja për kurimin e 6-vjeçares nga Korça Olesia Bregu e cila është e sëmurë me tumor. Pas apelit në Report TV për të ndihmuar Olesian në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbulojë shpenzimet për kurimin e saj.
Rreth dy muaj më parë ajo është diagnostikuar me tumor në kokë dhe u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, por për ti shpëtuar jetën duhen edhe dy operacione të cilat kushtojnë rreth 50.000 euro në total, ku një pjesë do mbulohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Vogëlushja ka humbur një përqindje të konsiderueshme të shikimit dhe ndërhyrjet jo vetëm që do ti shpëtonin jetën, por mjekët kanë dhënë garanci për t’a rikthyer atë si çdo fëmijë normal që sheh dhe luan si çdo bashkëmoshatar.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com