"​638 mënyra për të vrarë Fidel
Kastron", Atentatet e dështuara

Kastron", Atentatet e dështuara">
Për gjysëm shekulli, CIA dhe disidentët kubanezë u përpoqën të vrisnin Fidel Kastron. Por ja që jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër, dhe Fideli u mbijetoi të gjitha atentateve duke u ndarë nga jeta në këtë fund nëntori të vitit 2016, në moshën 90-vjeçare.

Fabian Escalante, ish-shefi i kundërzbulimit kuban, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur shefin e tij ka deklaruar se janë plot 638 përpjekje për ta vrarë atë.

Rrëfimi i tij është bërë në një dokumentar të vitit 2006 të titulluar “638 mënyra për të vrarë Kastron”, transmetuar në televizionet britanike.

“Nëse mbijetesa ndaj shumë atentateve do të ishte sport Olimpik, unë do të kisha medalje ari”, ka thënë Fidel Kastro kur ka mësuar rreth atentateve.

Mes atentateve përfshihej përdorimi i taliumit për të rrëzuar mjekrën e tij te famshme, apo LSD për ta bërë të çmendej gjatë një transmetimi radiofonik.

Më pas ishte kostumi i helmuar i zhytjes, puroja shpërthyese, dhe femra fatale që do ta joshte. Marita Lorenz, një nga gratë e shumta që Kastro numëronte si dashnore, supozohet që kishte pranuar një marrëveshje nga CIA në të cilën ajo do t’i jepte atij kapsula të mbushura me helm. Ajo arriti deri aty sa të fuste pilulat në dhomën e tij të gjumit në kutinë e saj të kremit, por pilulat u shpërbënë në krem dhe ajo kishte dyshime për aftësinë e saj që t’ja jepte me forcë Kastros kremin e fytyrës, dhe gjithashtu u tremb. Sipas Lorenz, Kastro në një farë mënyre e zbuloi planin e saj dhe i ofroi pistoletën e tij qe ta vriste, “Nuk e bej dot Fidel”, i tha ajo.

Kishte gjithashtu guacka deti shpërthyese, të cilat shpërthyen vërtet 40 minuta pas vizitës së Kastros në plazh. Ka gjithashtu rrëfime për një plan tejet të çuditshëm për të realizuar me rreze një hologram të Virgjëreshës Mari, që supozohej se do të frymëzonte katolikët e Kubës që të hidhnin poshtë komunizmin, ndonëse nuk duket se është provuar kjo gjë.

Shumë prej komploteve është e pamundur të mbështeten me fakte, ndonëse nuk ka dyshim që shumë njerëz e donin Kastron të vdekur.

Dhe vetëm në tre vite, janë të dokumentuara të paktën pesë përpjekje për ta bërë këtë. E para ka qenë para gushtit të vitit 1960, e dyta pas gushtit të 1960 deri në prill të 1961. E treta nga fundi i 1961 deri në fund të 1962. E katërta ka qenë në fillim të 1963, ndërsa e pestë na fund të 1963.

Metodat janë nga më të ndryshimet, por që të gjitha kanë një të përbashkët, dështimin.

Pas dokumentarit të shumtë ishin ata që u shprehën skeptikë mbi këtë shifër, por një vit më vonë një pjesë të mirë të tyre do t’i konfirmonte vetë CIA me deklasifikimin e disa dokumenteve.
Në njërin prej tyre ishte edhe i famshmi “Operation Mongoose”, synimi i të cilit ishte rrëzimi i qeverisë kubane. Sipas Richard Helms të CIA-s, administrata e Presidentit Kenedy po ushtronte presion të madh ndaj agjencisë së inteligjencës për ‘eleminimin e Kastros’.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?