Këngëtarja e famshme Adele, njihet si një nga personat më të thjeshtë në skenën botërore.

Ajo ka shkuar në ndihmë të banorëve që humbën të afërmit dhe shtëpitë e tyre nga djegia e pallatit 27 katësh në Londër dhe këtë e bëri në anonimat të plotë.

Në mbrëmjen e së mërkurës Adele dhe bashkëshorti i saj shkuan në Grenfell Tower, dhe dhanë ndihmën e tyre për njerëzit e prekur nga kjo katastrofë.

Kjo ndihmë që Adele dha për banorët, u zbulua nga të pranishmit të cilët shkrepën fotot dhe shpërndanë statuset duke falenderuar këngëtaren për ndihmën e dhënë.

[gallery]22697[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com