​Administrata në zgjedhje, numri
për denoncime nuk funksionon

​Administrata në zgjedhje, numri<br />për denoncime nuk funksionon
TIRANE-Numri i vënë në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar rastet e përfshirjes së administratës në fushatën elektorale nuk funksionon. Pas denoncimit të qytetarëve, Report Tv bëri disa herë provë, por në të gjitha rastet askush nuk përgjigjej në anën tjetër të telefonit.

Sipas denoncimit të qytetarëve, në numrin e Tel: 042250066 të vendosur në dispozicion askush nuk përgjigjet. Ata pohojnë se kanë provuar disa herë për të denoncuar raste por pa rezultat.
denoncimi
(Numri për denoncimin e përfshirjes së administratës në fushatë)

Fatkeqësisht edhe në provën që redaksia jonë bëri, rezultoi se në këtë numër askush nuk përgjigjej. Prova u bë disa herë në momente të ndryshme, por në çdo rast rezultati ishte i njëjtë.

Përfshirja e administratës në fushatën elektorale ka qenë edhe një prej debateve më të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.

Kjo e fundit kërkoi edhe ministra në kabinetin qeveritar, u ngrit edhe një Task Forcë si dhe u shtuan kontrollet mbi administratën shtetërore. Por duket se të gjitha këto janë bërë vetëm për kredo politike, pasi kjo provë tregoi që as Task-Forca, as ministrat teknik, por edhe askush tjetër nuk e ka në fokus nëse administrate përdoret apo jo në fushatë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot