Shumica nga ne ka akne jo vetëm në fytyrë, por edhe në shpinë.
Aknet nuk janë asnjëherë të këndshme, dhe për më tepër tani në stinën e verës , ku duhet të ekspozojmë më të mirën tonë në plazh.
Prandaj është e rëndësishme të dimë se si ti eliminojmë aknet e bezdisshme nga shpina jonë, dhe këtë kush mund të na e thotë me mirë se sa vetë dermatologu i Kendall Jenner.
Për fat të mirë nuk është fjala për antibiotikët apo ushqimin.
Shpesh aknet trajtohen me antibiotikë dhe me ndryshim të ushqimit, mirëpo dermatologu i manekines Kendall Jenner thotë që kjo gjë mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e mënyrës së bërjes dush!
“Shumica bëni kështu dush – më parë lani flokët pastaj vini zbutës dhe pastaj, derisa ai qëndron në flokë, lani pjesën tjetër të trupit dhe në fund shpëlani zbutësin i cili rrjedh nëpër shpinë. Ai zbut flokët tuaj, mirëpo në shpinë lë shtresë yndyre”, shpjegon dr. Christie Kidd.
Ndaj që tani e tutje duhet të lahemi me këtë rend: në fillim lajmë flokët me sapun dhe i shpëlajmë, vendosim zbutësin dhe e shpëlajmë, ngremë flokët dhe lajmë trupin.
Puçrrat dalin kur gjëndrat dhjamore prodhojnë së tepërmi vaj, mbushin qelizat e lëkurës dhe mbyllin poret.
Bakteret shumëzohen dhe krijohet inflamacioni.
Aknet janë çështje e gjenetikës, mirëpo në numrin më të madh të rasteve edhe higjiena e keqe.
Redaskia Online
J.Sh Shqipatarja.com
/Shqiptarja.com