SHKODËR- Në mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Hani Hotit, ka ndodhur një aksident automobilistik dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.
 
Nga informacionet e para bëhet me dije se një mjet tip fuoristradë dhe një mjet tip “Benz” janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar rëndë dy shoferët.

Drejtuesi i furoristradës, ka humbur një nga krahët dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa drejtuesi tjetër, shtetasi Kreshnik Tilaj, ndodhet në gjëndje koma.
 
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme.
 
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit për të cilin dyshohet se u bë shkak errësira dhe shpejtësia e lartë e mjeteve.


[gallery]23306[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2017, rreth orës 22.20, në , vendin e quajtur Ferma Aliaj, në rrugën Koplik – Bajzë Malësi e Madhe, kemi marrë njoftim se ka ndodhur aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se janë përplasur mjetet tip Crysler me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K. T, 32 vjeç , banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit K. T, dhe F. L.

Ndërsa shtetasi K V. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën.

Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com