Tiranë- Në mbasditen e së premtes një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, ku një makinë përplasi një motorr tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje shkuan policia dhe ambulanca duke bërë të mundur transportimin e të plagosurve pë në Spitalin e Traumës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com