Një aksident ku janë përfshirë të paktën pesë makina ka ndodhur pak momente më parë në Unazën e Tiranës.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV, automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Aksidenti ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në Unazë, pasi makinat e përfshira në përplasje kanë mbetur në rrugë, ndërkohë që shoferët shihen jashtë tyre në pritje të Policisë Rrugore.