​Aksidentoi për vdekje policin
rrëfimi i djalit të ish-deputetitVIDEO/Rrëfimi i policëve të plagosu

“Po vija nga Shkodra në Tiranë dhe nuk e pashë makinën e policisë”. Report tv zbardh dëshminë e Arnold Kolës, djalit të ish- deputetit Ndue Kola, i arrestuar si autor i aksidentit të të dielës së 25 shtatorit, ku u vra një polic e u plagosën 2 të tjerë. I riu nën avujt e alkoolit përplasi furgonin e policisë që po patrullonte në Kamzë duke i marrë jetën policit Ervin Haxhia si dhe plagosi dy efektivë të tjerë, të komisariatit numër 5, në Tiranë.

Kola, para hetuesve pohoi se po udhëtonte nga Shkodra, drejt Tiranës, pasi kishte konsumuar disa gota alkool me një mik. Ai ka pretenduar se ka kryer një parakalim në të djathtë, ndërsa nuk e kishte kuptuar se para kishte pasur një automjet. 

“Parakalova dy makina në krahun e djathtë. Pashë që kisha një mjet, por nuk e kuptova çfarë ishte. Nuk e pashë makinën e Policisë. Pasi parakalova dy mjetet në krahun e djathtë vendosa të bëj parakalimin tjetër në krahun e majtë, por nuk arrita të kaloj. Aty godita në cep furgonin. Vetura ime u përmbys, ndërsa furgoni i policisë u përplas me një disa vetura që ishin të parkuara anës rrugës”, tha Arnoldi mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 Shtatorit.

Më tej në lidhje me shkakun e aksidentit Kola, ka pranuar fajësinë dhe ka pranuar se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa testi i policisë ka konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur, me 0.57 mg/l alkool në gjak. 

“Isha në Shkodër. Aty piva disa gota me një shok dhe pastaj u nisa për në Tiranë. Gjatë rrugës eca shpejt. Në Kamëz, ndodhi aksidenti ku godita makinën e policisë”

Ndërkaq hetuesit dyshojnë se disa prej deklarimeve të të ndaluarit, nuk janë të vërteta, sa i përket mekanizmit të aksidentit dhe vendit ku është goditur mjeti i policisë. Sipas hetuesve, vendi i goditjes nuk përputhet me atë që pretendon autori i aksidentit Arnold Kola. Po kështu hetuesit kanë dyshime se edhe parakalimi në të djathtë mund të jetë një tentativë e tij për t’u justifikuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve, kjo nuk ndryshon sipas hetuesve fajësinë e tij, apo përgjegjësinë për aksidentin.

22-vjeçari është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Ndue Kola të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009. Mbrëmjen e aksidentit, Kola udhëtonte më 140km/h. Nga hetimet konstatohet se shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe gjendja e dehur e 22-vjeçarit gjatë kohës që drejtonte automjetin.
 Arnold Kola është ndaluar edhe në vitin 2015 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit  të policisë Kola ka rezultuar nën ndikimin e masës 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l

arnold kola
(Arnold Kola)

Ngjarja
Më datë 25.09.2016, rreth orës 21:15, në Bulevardin "Blu", Kamëz, në afërsi të Shkollës "Ibrahim Rugova", ka ndodhur një përplasje mjetesh me pasojë vdekje.

Mjeti tip "Lexus", me targë TR8788T, me drejtues shtetasin Arnold Kola, 22 vjeç, djali i ish deputetit te PS, Ndue Kola duke ardhur nga qendër Kamëz në drejtim të Institutit, ka goditur mjetin e Policisë me targë POLICIA2164 (mjet i Komisariatit të Policisë Nr.5), i cili ka qënë në patrullim në të njëjtin sens lëvizje.

Si pasojë e kësaj goditje është shkaktuar dëmtimi i punonjësve të policisë që kanë qënë në mjet, Neil Hoxha, 52 vjeç, Besim Voja, 42 vjeç dhe Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, i cili pak çaste më vonë ka ndërruar jetë në spitalin e traumës. Dy punonjësit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tip "Lexus", shtetasi Arnold Kola, ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. Ndaj këtij shtetasi është bërë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv