​Alban Bushi trajner i Shpresave
Erjon Bogdani merr 19-vjeçarët

​Alban Bushi trajner i Shpresave<br />Erjon Bogdani merr 19-vjeçarët
Ekipi kombëtar Shpresa, U21, dhe 19 vjeçarët, U19, do të kenë dy trajnerë të rinj.
 
Federata Shqiptare e Futbollit ka emëruar këtë të enjte në krye të ekipit Shpresa, ish-sulmuesin e kombëtares, Alban Bushi.
 
Bushi deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A.
 
Nga ana tjetër Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të marrë drejtimin e ekipit U-19.
 
Të dy do të nënshkruajnë kontrata një sezonale për kualifikueset që do të luhen për europianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.
 
Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19 thuhet se do të bëhet ditën e premte.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas