Një person në Algjeri ka postuar në facebook një foto të tij ndërkohë që mbante një fëmijë të varur nga dritarja e katit të 15 të një ndërtese, me qëllimin për të tërhequr sa më shumë pëlqime në facebook. Ai e postoi foton në facebook me shkrimin “ 1.000 like ose e hodha”

Veprimi i tij u dënua ashpër nga përdorues të facebookut të cilët kërkuan arrestimin e tij.

Policia e arrestoi duke e akuzuar se ka rrezikuar sigurinë e fëmijës, ndërsa, gjykata e ka dënuar me dy vite burg, edhe pse babai i fëmijës kërkoi ta falnin pasi sipas tij ai ka qenë duke bërë vetëm një shaka. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com