No Alpitour? Aiaiaiaiaiaaa... Kush e mban mend reklamën e një prej agjencive më të mëdha të turizmit në botë?
E ndiqnim në diktaturë në stacionet italiane me kanoçet e vendosura në televizionet tona, Iliria a Butrinti.
E pra, pas shumë vitesh demokraci, vetëm këtë vit kjo agjenci prestigjoze interesohet realisht për turizmin në Shqipëri, për të sjellë këtu turistë nga e gjithë bota. Për këtë, një grup i madh agjencish italiane të lidhura me Alpitour, sjellë në Shqipëri nga deputeti socialist Artan Gaçi në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, kanë nisur vizitën e pikave më atraktive për të huajt në gjithë vendin.
Ndalesa dhe interesi i parë ishte te Bunk'Art1, ku ideatori dhe kuratori Carlo Bollino, u shpjegoi në detaje historinë e ndërtimit, por edhe materialet e bollshme që janë të ekspozuara brenda.
[gallery]21726[/gallery]
Të gjithë operatorët pjesëmarrës, të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë, vlerësuan si "shumë interesant, informues dhe sugjestiv Bunk'Art1".
Interesi i mediave botërore për Shqipërinë dhe turizmin e saj, shkrimet dhe renditjet e publikuara që nga CNN, apo Corriere della Sera etj. të cilët vendosin Shqipërinë si vendin që duhet vizituar gjatë 2017, kanë ngjallur interesin e agjencive prestigjoze të turizmit botëror, të cilat veç bukurive, interesohen që në Shqipëri të ketë dhe qetësi dhe stabilitet për të sjellë grupe turistësh nga bota.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
interes për turizmin e Bunk'Art">