Përveçse mori një mbrojtje të dashurin e saj duke thënë se do ta priste gjithë jetën, 19-vjeçarja shprehur: “Ky është një vend racist. Pashë në internet videon ku u përpoqën të sulmin me pranga në duar Iglin dhe Marjon. Aty ishin dhe të afërm dhe Ismailit. Nëse do të ishin dy italianë dhe jo dy shqiptarë asgjë nuk do të kishte ndodhur. Kam frikë të dal nga shtëpia. Jam mbyllur që prej të dielës, duke parë televizor. Nuk flas me asnjë. Ti do të jetoje dot kështu?”
Ata që shkruajnë në faqen në Facebook, i kërkojnë që “të kthehet në vendin e saj”, disa të tjerë i kërkojnë që të tregojë pak respekt për “prindërit që humben djalin e tyre” dhe “të vendosë një dorë në zemër”. “Respekto të paktën heshtjen dhe dhimbjen e familjes”, shkruan dikusht tjetër.
Në Facebook është hapur dhe një faqe tjetër me emrin “Drejtësi për Ismail Lulin dhe dënim ekzemplarë për vrasësit”. Në këtë faqe janë bërë pjesë mbi 3400 persona, ku disa prej tyre kanë firmosur dhe një peticion ku kërkohet dënim maksimal për autorët e krimit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
