TIRANE-Këtë fundvit të burgosurit shqiptarë pritet të përfitojnë nga amnistia dhe afro 10 % e tyre të lënë qelinë duke u rehabilituar në shoqëri.
Është ministria e Drejtësisë, e cila po punon për një draft që do t’i prezantohet qeverisë për të miratuar amnistinë e fundvitit, kjo e konfirmuar dhe nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Sipas Manjanit kjo nuk është një zgjidhje përfundimtare me të burgosurit dhe mbipopullimin, por amnistia duhet të ndodh.
"Do ta bëjmë një amnisti, po e përgatisim. Por unë nuk besoj që është amnistia zgjidhja e problemit. E bëmë edhe vjet, 14 të dënuar kishim vjet te burgu i të miturve për vjedhje, 10 kemi prapë. Duhet të ndryshojmë diçka në mentalitetin e ndjekjes penale"tha ai.
Sipas burimeve për Report Tv nga grupi i punës që po harton draftin e amnistitsë përfitues pritet të jenë rreth 400 të dënuar ose 10 % e personave që sot ndodhen pas hekurave mbi 4000 të tillë.
Në Shqipëri numërohen afro 4000 të dënuar e paraburgosur çka është konsideruar një shifër e lartë deri në mbipopullim në disa institucione të vuajtjes së dënimit.
Grupmoshat që do të përfitojnë nga kjo amnisti janë moshat, 17-21 vjec dhe gratë mbi 55 vjeç e burrat mbi 60 vjeç të dënuar për vepra të konsideruar të lehta duke përjashtuar krime si Vrasja, grabitja me armë e dhunë, armëmbajtja dhe krimet ndaj jetës e pronës.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO