Duke e përshkruar pankinën e nxehtë të Santiago Bernabeut si një punë unike, italiani shpjegon se ajo kërkon cilësi speciale për të pasur sukses.
“Jo të gjithë mund të drejtojnë Realin. Çelësi i suksesit është marrëdhënia me lojtarët”, thotë Ancelotti. “Njohuritë për futbollin janë dytësore, siç është përvoja”.
Kjo e bëri Zidane kandidatin perfekt për punën, pavarësisht mungesës së përvojës në fillim.
"Të duhet karizmë, respekt, personalitet. Zidane i ka të gjitha këto dhe ka dhënë prova si lojtar, por edhe gjatë kohës si asistenti im”, thotë italiani. “Benitez ndoshta ka më tepër përvojë dhe njohuri për futbollin, por ndoshta nuk ishte në gjendje, gjatë kohës së shkurtër atje, të ndërtonte raportin e duhur me lojtarët”.
d.i./Shqiptarja.com
