TIRANE-Incidenti i sotëm në Rafinerinë e ARMO-s është i dyti brenda pak muajsh, nga momenti i rikthimit të saj në punë përmes një marrëveshjeje me Ionian Refining dhe Trading Company.
Në nëntor të vitit të shkuar, për shkak të një shpërthimi të rëndë, një punonjës humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Inspektoriati Shtetëror Teknik u shpreh paraprakisht se shpërthimi ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave teknike. Ndërkohë që shoqëria e cila administron aktualisht uzinën, foli për një gabim njerëzor.
Shoqëria 'Ionian Refining' dhe 'Trading Company' e mori rafinerinë pasi arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj.
Por menjeherë pas rikthimit të rafinerisë në punë, 54 prona të ARMO-s përfunduan në ankand për shkak të borxheve të pashlyera ndaj një banke. Vlera totale e pronave llogaritet 25 milionë dollarë. Praktikisht në shitje dolën të gjitha trojet e objektet e rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës.
E megjithatë ankandin, 'Ionian Refining' dhe 'Trading Company', ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre kohëve. Kjo edhe pse disa kreditorë të tjerë kanë vënë sekuestro mbi asetet e saj. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në QKR, 'Ionian Refining' dhe 'Trading Company' rezulton e regjistruar në Shqipëri më 29 prill të vitit 2016. Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale. Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman.
Prej kohësh kompania ARMO është në një situatë tejet të vështirë financiare. Një pjesë e mirë e aseteve të saj rezultojnë të sekuestruara apo të nxjerra në ankand nga disa banka kreditore. Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve. Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.
Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me situatën e borxheve të saj. Aktualisht vetëm njëra prej dy rafinerive të saj është në gjendje funksionale, por pa arritur as të mbulojë shpenzimet e pagave të punonjësve, të cilët kanë protestuar në vazhdimësi për shkak të mosshlyerjes së pagave.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO