As femër as mashkull, pa gjini, kjo është zgjedhja që babai i fëmijes 8-të muajsh ka bërë për beben e tij.
 
Searyl Atli, i lindur në Kanada, mund të jetë i pari njeri në botë që në kartën e  shëndetit e ka gjininë të papërcaktuar.

Babai i ti, Kori Doty, kërkoi që në kartën e vogëlushit të vendosej një “U” (unknoën- e panjohur) tek gjinia.
 
Vetë Kori nuk e identifikon veten as si mashkull, as si femër dhe kërkon ta rrisë fëmijën pa gjini derisa të ketë të kuptojë kush është”.

 “Unë e njoh vetëm si bebe, dhe dua t’i jap gjithë dashurinë dhe mbështetjen që të bëhet një njeri i plotësuar, jashtë kufizimeve që të sjell kategorizimi si vajzë apo si djalë.” tha ai.

Zyra civile e British Columbia-s ka refuzuar kërkesën e Doty-t për të mos vendosur gjininë tek çertifikata e lindjes. Por Doty, bashkë me Tribunalen e të Drejtave të Njeriut të
British Columbia-s, argumentojnë se të gjitha dokumenteve zyrtare duhet t’u hiqet kategoria e gjinisë.

Provincat e Kanadasë, përfshirë Ontarion, po e marrin në konsideratë mundësinë për t’i lejuar njerëzit të zgjedhin nëse e duan apo jo gjininë në çertifikatë.
femija pa gjini

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com