​Basha: Ed mashtruesi dorëhiqu
hapi rrugë qeverisë teknike

​Basha: Ed mashtruesi dorëhiqu<br />hapi rrugë qeverisë teknike
TIRANË-Në ditën e 22 të protestës së opozitës para kryeministrisë, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet.

Sipas Bashës, krijimi i qeverisë teknike do të jetë garancia e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme.

18 shkurti është dita kur Shqipëria ka nisur ndryshimin pa kthim. Ne jemi sot dhe do të jemi deri në arritjen e objektivave të shpallura përmes largimit të Edi Ramës dhe përmes një qeverie teknike që  garanton, vetëm në këtë mënyrë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të mos kthehemi më në Shqipërinë e para 18 shkurtit, sepse në demokraci jo vetëm për shkak të protestave por dhe protestave madhështore të 18 shkurtit , por prej ditës së parë që ulet në karrigen e pushtetit nuk është populli që e ka frikë qeverinë, por është qeveria që ka dhe duhet të ketë frikë popullin. Kjo luftë kjo betejë bëhet që Shqipëria të arrijë këtë standard, pushtetari të varet tërësisht nga vullneti i qytetarit kjo është republika e re për të cilën luftojmë. Ndaj është e domosdoshme që ta arrijmë këtë fitore”.

Deklaratat e Ramës për integrimin në Gjermani, Basha i konsideroi si ‘kërcënim’.
Është në Gjermani dhe thotë, integrim para se të jetë shumë vonë. Kë kërcënon ky, më integroni para se të jetë vonë, a i ke bërë detyrat e shtëpisë more Ed mashtruesi, a e ke luftuar krimin? Në vend ta luftosh i ul në krye të parlamentit, i ke dhënë celësat e doganave tatimeve, ke kapur dy palë zgjedhje me ta dhe do të prishësh zgjedhjet e treta me krimin.
E ke luftuar korrupsionin? Jo nuk e ke bërë. A e ke luftuar kanabisin? Jo!

Jep dorëhejën dhe hapi rrugë qeverisë teknike si garancia e vetme që pranojmë për zgjedhje të lira e të ndershme.
Kjo është një kërkesë retorike se ne e dimë sesa vonë të bëhet ty për Shqipërinë e shqiptarët
”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit