Në këtë takim u shkëmbye këndvështrimi mbi zgjedhjet e 21 qershorit, gjetjet dhe rekomandimet e ODIHR, dhe identifikimin e rrugëve për zbatimin e këtyre rekomandimeve. Gjatë takimit Basha theksoi nevojën urgjente për fillimin e një reforme zgjedhore përmes konsensusit, por nënvizoi se pa vullnetin politik për të zhvilluar zgjedhje të vërteta demokratike, çdo reformë zgjedhore në letër është e pamjaftueshme.
Sipas Bashës zgjedhjet e vitit 2015, që organizoi maxhoranca e kryesuar nga Rama dhe Meta, nuk janë të denja për një shtet me statusin e vendit kandidat për në BE dhe përbëjnë pengesë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Glover ndau me të shqetësimin për trajtimin e plotë dhe serioz të problemeve të konstatuara nga raporti përfundimtar.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)