Ish- kryeministri Sali Bersha, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ujit në Bashkinë e Tiranës, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar atë një akt i papërgjegjshëm i cili shkon deri në kufijtë e papërgjegjshmërisë.
Sipas ish-kreut të Partisë Demokratike, rritja e çmimit të ujit, ndikon në dhjetëra mijëra familje.
“Te bësh një veprim te tille kur Shqipëria është një ndër vendet më të pasura me ujëra në Europë, dhe kur liqeni i Bovillës ka sasi uji shumë më të mëdha se sa nevojat e Tiranes, përsëri bën një akt të papërgjegjshëm”, shkruan Berisha.
Statusi i plotë i Sali Berishës
Rritja e madhe, deri ne dyfishim, e çmimit te ujit, nje akt i papergjegjshem ne kufinjte e nje krimi!
Edi Rama dhe Lal Plehu arriten me blerje dhe manipulime te dyfishojne tarifat baze dhe te rrisin ndjeshem çmimin e meter kubit te ujit per familjaret, rritje dhe me te medha u parashikuan per bizneset.
Ky eshte nje akt i papergjegjshem dhe, per pasojat e tij, edhe kriminal.
Me keto çmime, dhjetra mijera familje do mendojne mire para se te bejne dushe apo te lajne mjedisin ku jetojne, duke u bere keshtu objekt semundjesh infektive dhe te tjera nga me te ndryshmet.
Te besh nje veprim te tille kur Shqiperia eshte nje nder vendet me te pasura me ujera ne Europe, dhe kur liqeni i Bovilles ka sasi uji shume me te medha se sa nevojat e Tiranes, perseri ben nje akt te papergjegjshem.
Vende te pasura ne uje si Austria, garantojne furnizimin falas me uje te pishem rubineti per mbare qytetaret e vete. Te tjera vende qe e kane ujin me bollek apo prodhime te tjera si nafta, ua ofrojne qytetareve te tyre me çmime simbolike. Por Edi dhe Lal Plehu duhet ti vjedhin dhe rrjepin me çdo gje qytetaret e ketij vendi! sb
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com