​Berisha: Vettingu me gabime në
Venecia, e bëri Fatmir Xhafaj

​Berisha: Vettingu me gabime në<br />Venecia, e bëri Fatmir Xhafaj
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vettingu u dërgua me gabime në Komisionin e Venecias nga kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.
 
Jashtë seancës së Kuvendit, Berisha tha se ridërgimi për së dyti i vettingut është një procedurë normale.  
 
"Problem me përkthim kishte detyrimin ta çonte korrektësisht të përkthyer. Nuk e di kush e bëri, a e bëri Fatmir Xhafa apo kush e bëri këtë nuk mund ta them, por Gykata Kushtetuese për të shuar çdo lloj diskutimi e dërgoi përsëri, kjo është normale. Ne kemi respekt dhe padiskutim besim në komisionin e Venecias dhe orientimet e tij. Së dyti është Gjykata Kushtetuese që do ta vlerësojë, por di që kryetari i ka propozuar Ramës që urdhëro të ulemi dhe të biem dakord. Kjo është një rrugë që do të shkurtonte shumë kohën dhe të biem dakord. Unë e thashë dhe këtu në parlament dhe ju duhet ta dini që ekziston marrëveshja e sigurt midis palëve dhe këtë ambasadorët ja kanë thanë Ramës në syrë, Metës në zyrë, Bashës në zyrë dhe mua. Marrëveshja që këto ligje duhet të votohen me konsensus. Nëse do të ishte zbatuar marrëveshja nga Rama sot do të kishte filluar prej kohësh vettingu. Ne kemi kërkuar vettingun jo socialistët, socialistët kanë qenë kundër. Sot ishte i qartë që tha se nuk ka kërkuar hapjen e negociatave", u shpreh Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon