Besi i këndon dashurisë me humor dhe ironi.
Një këngë që krahason dashurinë e vërtetë me materializimin e kësaj ndjenje, ndërthuret me batuta dhe copëza nga realiteti i rinisë shqiptare.
Kënga mori rreth 200 mijë klikime vetëm 20 orë nga publikimi në Youtube.
Fansat në rrjetet sociale janë surprizuar me këngën më të fundit pasi Besi ka vendosur mos t’i këndojë më jetës së katundit, por zhgënjimit nga dashuria.
Edhe e dashura e tij Xhensila Myrtezaj e ka komentuar këngën e Besit në Instagram.
Xhensila shkruan në postim “Ky është i paparashikueshëm”…
(Postimi i Xhensilës në Instagram)
Një element mjaft interesant i klipit janë pamjet e xhiruara në lëndina plot gjelbërim dhe lule, të cilat i shkojnë për shtat stinës në të cilën u publikua kënga
Fragment nga teksti:
Unë kam menu se ti e di
Se të kam dh* mu n’dashni
Sa herë e shoh që del, ajo me 2 mijë euro taka
Kurse unë me xhepa bosh, ene hudhrën që m’futi plaka
Me e majt për shanc, e mos me ra n’sysh
Ajo do me hyp n’X6, unë kam vec golf2