Një 30 vjeçare Turke është ekstraduar nga Tirana drejt Turqisë, pasi ishte dënuar nga drejtësia e këtij shteti me 11 vite burg për mashtrim dhe vjedhje me dhunë. Shtetasja Ozden Gur, pak kohë më parë u përpoq t'i shmanget drejtësisë turke, duke tentuar të hyjë nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar me emrin Yasemin Yildirim.
 
Sipas dosjes turke të mbërritur në Tiranë, kjo shtetase hiqej si kryetare e disa prej shoqatave humanitare në Turqi, dhe si organizatore koncertesh, duke shitur bileta të rreme, për koncerte që në fakt nuk bëheshin kurrë.
 
Rezulton se shtetasja Ozden Gur, duke vepruar bashkë me të akuzuar te tjerë, duke i mashtruar ankuesit me gjeste mashtruese, duke përdorur si mjet institucionet dhe organizatat publike, organizatat profesionale publike, partitë politike, duke përdorur si mjet personat juridike të shoqatave dhe fondacioneve, me qëllim të ndihmës të personave me aftësi të kufizuara nën emrin e shoqatës “Umut Ekspres” në teatrin artistik nën emrin ju jeni me aftësi të kufizuara në bibliotekën kombëtare në Komunën e Antalias, do të paraqesin shfaqje dhe për këtë kanë shitur bileta me kundërvlerë 10 lira turke.
 
Por pasi kur ankuesit kishin shkuar në vendin e treguar në ditën e caktuar dhe kishin vërejtur se aty nuk ka shfaqje, u ankuan dhe për këtë shkak e akuzuara duke i treguar si shkak shoqatën dhe institucionet humanitare, i ka mashtruar të dëmtuarit.
 
Gjithashtu rezulton se e akuzuara Ozden Gur në datën e krimit duke qenë me një shoqe, shkoi në shtëpinë e ankuesit Syha Erata, pas zënkës e cila ndodhi në shtëpi, e akuzuara dhe shoqja e cila ishte pranë saj e lënduan ankuesin dhe e plaçkitën portofolin e ankuesit duke marrë kredi kartat që gjendeshin aty, kartat e sigurimit, kartën e shtypit dhe 200 $ e 300 lira Turke dhe me këtë rast ajo është dënuar 10 vjet burgim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com