​Borë e madhe në Kosovë
bllokohen në rrugë 50 makina

​Borë e madhe në Kosovë<br />bllokohen në rrugë 50 makina
Moti i keq ka përfshirë mbarë vendin, ku shumë zona kanë veshur petkun e bardhë të borës, edhe pse jemi në ditët e para të muajit tetor. Përveç disa zonave të Shqipërisë, bora ka mbuluar sot edhe Kosovën, duke sjellë dhe problemet e para në qarkullim.

Mediat kosovare raportojnë se reshjet e borës kanë zbardhur gjithë territorin e vendit, ku në disa zona kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion. Indeksonline shkruan se disa rrugë janë bllokuar dhe kolona e makinave nuk lëviz fare. Një rast i tillë është shënuar te maja e Kullës së Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi.

“Ka 10 orë në kullë është bllokuar rruga. Mali i Zi e ka pastruar rrugën e vet, por kur vjen te pjesa e Kosovës 50 vetura janë bllokuar dhe në mëshirë të fatit”, ka shkruar një qytetar.

Ndërkohë, probleme të shumta janë shënuar gjatë ditës edhe në disa zona të tjera, si në Dragash, Rugovë, Kamenicë, etj. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…