​Brown tregon për herë
të parë pse rrahu Rihanën

​Brown tregon për herë<br />të parë pse rrahu Rihanën
Na kujtohet të gjithëve rrahja e yllit të popit Rihana nga këngëtari Chris Brown, tetë vite më parë.
 
Rihana denoncoi në polici dhunën e ushtruar ndaj saj nga Chris, pas përfundimit të çmimeve “ Gramy”.
 
Pavarësisht se na tronditi ky lajm, përveç disa hipotezave, askush nuk i mësoi arsyet e Chris për dhunën e ushtruar, por më në fund ai ka vendosur të flasë edhe për këtë.
 
Në një dokumentarë që do të transmetohet këtë verë, Brown tregoi i penduar, se kishte qenë një shtysë e momentit pasi Rihana i kishte bërë një skenë xhelozie.
 
“E kam tradhtuar me një bashkëpunëtore. Rihana kishte dyshime dhe më ka marrë në pyetje, por unë nuk kam pranuar asgjë. Dhe pikërisht atë mbrëmje femra me të cilën e kisha tradhtuar është afruar tek tavolina jonë. Rihana është çmendur, ka marrë gjërat e saj dhe ka dalë jashtë” tha Brown.

Asgjë nuk e justifikon dhunën, por të paktën Brown është penduar.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal