BULQIZË - 73-vjeçari Fiqiri Sula nga fshati Zerqan i Bulqizës prej tre ditësh rezulton i zhdukur teksa ka humbur kontaktet me familjarët e tij.
Mësohet se ditën e diel ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 për t’u nisur drejt tokave bujqësore dhe personi i fundit që ka kontaktuar ka qenë vëllai i tij.
Rreth orës 12:00 ai ka humbur kontaktet me familjarët e tij, ndërsa edhe pas kësaj ore edhe aparati i tij celular rezulton i fikur.
Sakaq mësohet se për herë të fundit disa të njohur të tij e kanë parë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa familjarët kanë bërë edhe denoncimin përkatës në policinë e Peshkopisë.
Këta të fundit kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e 73-vjeçarit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com