​Cana: Në Evropian jo si Shqipëria
e Vogël por si Shqipëria e Madhe

​Cana: Në Evropian jo si Shqipëria<br />e Vogël por si Shqipëria e Madhe
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana u shpreh i emocionuar për arritjen e madhe të ekipit kuqezi. Cana tha se ata janë krenar dhe të lumtur jo vetëm për veten, por sepse bënë krenar dhe lumturuan gjithë kombin shqiptar. Sipas tij kombëtarja arriti këtë ditë historike, pasi të gjithë djemtë e kombëtares kishin të njëjtin qëllim.
 
“Të gjithë e dinë pasionin, krenarinë dhe atdhedashurinë që kemi ne për vendin tonë, por është vështirë ta kuptojnë sakrificën e këtyre djemve. Shumica janë këtu jo për ndonjë profit por kanë ardhur këtu sepse e dinë që nderojnë familjarët, popullin dhe veten e tyre”, tha Çana.

Ai e cilësoi arritjen e kombëtares si diçka të papërsëritshme, duke shpresuar që brezat e rinj të marrin shembull. “Të festojmë dhe të ikim me kokën lart në Evropian, jo si Shqipëria e vogël por si Shqipëria e madhe”, përfundoi fjalën e tij kapiteni i skuadrës shqiptare Lorik Cana.

Redaksia Online
(u.k.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë