​Çfarë ndodh me trupin tuaj  nëse i
zëvendësoni të gjitha pijet me ujë?

​Çfarë ndodh me trupin tuaj  nëse i<br />zëvendësoni të gjitha pijet me ujë?
Ne e dimë mirë se shumë pije të ndryshme na shkaktojnë probleme me shëndetin.
 
Po çfarë do ndodhte nëse të gjitha llojet e pijeve do ti eleminonim dhe në vend të tyre do pinim ujë.
 
Në disa studime të bëra nga blogeri i njohur Chris Bailey, shkruhet për ndryshimet që pëson trupi nëse i zëvendësojmë pijet me ujë.  
 
Më poshtë po ju listojmë disa përfitime që mund të sjellë ky ndryshim.
 
E shpejtoni metabolizmin dhe i rritni nivelet e energjisë
Vetëm dy gota ujë në mëngjes mjaftojnë për t’jua shpejtuar metabolizmin me 24%.
 
Do të humbni peshë më shpejt
Duke konsumuar vetëm ujë për nëntë ditë, ju e humbni të njëjtën sasi të kalorive sikurse të keni vrapuar 8 kilometra në ditë.
 
Trupi i largon më shpejt toksinat e ndryshme
Uji i largon nga trupi të gjitha substancat e dëmshme, ndërsa parandalon plakjen e parakohshme apo rrudhosjen e lëkurës.
 
Uji e zvogëlon rrezikun e shumë sëmundjeve

Uji është i shëndetshëm dhe ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve. Disa nga këto sëmundje janë edhe shtypja e lartë e gjakut, problemet me fshikëz, etj.
 
Zemra funksionon më mirë
Pesë gota ujë në ditë e zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër deri në 41 %.
 
Lëkura bëhet më e butë dhe më e pastër

Uji e pastron dhe e ushqen e lëkurën, gjë që rrjedhimisht ndikon të keni lëkurë më të butë dhe më të pastër.

Truri funksionon më mirë kur konsumoni ujë
Duhet të keni parasysh se truri është 75 – 85 % ujë, prandaj duke konsumuar ujë, ju e ushqeni atë dhe kjo ju ndihmon të përqëndroheni më mirë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike